Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2022-2023
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
      • Zyra e Shёrbimit Psiko-Social dhe Shёndetёsor
    • Sekretaria Mësimore
    • Studentët e Huaj
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”
  • PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS +

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”
  • Java Botërore e Sipërmarrjes
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Sfida e profesionit të avokatit në SHBA

Z. Alush Kola, avokat shqiptaro-amerikan, ishte i ftuari i radhës i ciklit të aktiviteteve “Brownbag Seminars”, organizuar nga Departamenti i Drejtësisë në KU Bedër. Zoti Alushi, drejtor i zyrës ligjore “Al Kola”, pati një bashkëbisedim me studentët e drejtësisë rreth temës “Sfida e profesionit të avokatit në SHBA”. “Profesioni i avokatit është profesion i nderuar dhe shumë i rëndësishëm për njerëzit, pasi avokati u jep shpresë të gjithë klientëve, të cilët drejtohen në momentet që përballen me konflikte apo shkelje të ndryshme”, theksoi z. Kola. Ndër të tjera, ai shpjegoi eksperiencën si avokat, duke dhënë shembuj konkretë të çështjeve që ka mbrojtur përpara gjykatave amerikane duke i njohur studentët në praktikë edhe me diferencat që ekzistojnë mes sistemeve “Civil Law”, ku vendi ynë bën pjesë, dhe “Common Law”. Z. Kola u përcolli studentëve këshilla dhe mesazhe të rëndësishme me qëllim që ata t’i kenë parasysh në të ardhmen kur të ushtrojnë profesionin e avokatit apo edhe profesione të tjera. Bashkëbisedimi me studentët vazhdoi më tej në formën e pyetje–përgjigjeve, ku z. Alush Kola analizoi fushat në të cilat studentët treguan interes.

Zhvillohet programi "Ramazani mes nesh"

Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë organizuan programin informues - artistik “Ramazani mes Nesh”.    Programin e përshëndeti Kryetari i KMSh-së Bujar Spahiu, i cili ndau me të pranishmit vlerën e këtij muaji të bekuar si dhe rëndësinë që ky adhurim ka për sfidat shpirtërore, individuale dhe shoqërore të kohës tonë.    Ndërsa Fatma Karaj, përgjegjëse e Zyrës së Gruas në KMSH, në fjalën e saj përshëndetëse qëndroi mbi aspektin edukues të agjërimit, dhe ndikimit të tij tek besimtari.   Mjeku i ftuar Arsel Dizdari foli mbi aspektet shkencore, vlerën e ramazanit dhe ndikimin që ai ka tek agjëruesi duke e lidhur atë edhe me studime në fushën e mjekësisë.   Pjesë kryesore e këtij programi ishin studentët të cilët i dhanë një larmishmëri artistike programit me interpretime poezish dhe ilahish.

Shpallen Fituesit e konkursit të Klubit të Arteve Kreative

Klubi i Arteve Kreative në Bedër, përgjatë Konferencës ICELL 2019, ndau çmimet për studentët fitues të konkursit të dytë të këtij klubi, i cili konsistonte në artin e të shkruarit në gjuhën angleze dhe atij pamor. Studentët fitues të konkursit ishin: -Për kategorinë e poezisë (Bachelor): 1. Kushtrim Reshiti - “Terrorism has no religion” 2. Oksana Xibraku - “The contrast of White” 3. Ramazan Bufi - “Mother" - Për kategorinë e prozës (Bachelor) 1. Luljeta Murrizi - “Mental Health Voices” 2. Romina Babasi - “His Rosie” 3. Livia Zyli - “A coin for your soul” -Pikturë: Haxhi Raga - “Lights of park” & Behlül Kocagöz - “A sailing boat” - Për kategorinë e prozës (Master) Elsuida Hoxhaj - “Companionless Dreams” & Zamira Aga - “A life of Dreams, Pain and Hope” Qëllimi i këtij konkursi ishte të vlerësojë dhe të nxjerrë ne pah anën krijuese dhe artistike të studentëve. Studentët fitues u vlerësuan me certifikata dhe vlera monetare.  

Marrëveshje Bashkëpunimi midis dy Këshillave Studentore

Këshilli Studentor i Kolegjit Universitar Bedër nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Studentor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, për promovimin e bashkëpunimit të dyanshëm në dobi të interesave studentore. Presidenti i KSKUB, Kristi Mukollari dhe Presidenti i KSFSHN, Xhuljan Guçe, së bashku me përfaqësues të tjerë të studentëve u zotuan se me anë të kësaj marrëveshje do tju sigurojnë të dyja palëve promovim e pjesëmarrjes së studentëve në aktivitetet akademike, hulumtuese dhe sociale.

Zhvillohet workshop-i me temë: “Kuadri ligjor dhe gazetaria investigative”

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë në Kolegjin Universitar “Bedër”, zhvilluan ditën e sotme workshop-in me temë: “Kuadri ligjor dhe gazetaria investigative”. Workshop-in e hapi përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Erlis Çela, i cili theksoi rëndësinë e workshop-eve të tilla dhe rëndësinë që ka informimi dhe media në të mirën publike. Më tej fjalën e morën pjesëmarrësit e tjerë, të cilët ishin studiues, si dhe aktorë të medias dhe legjislacionit. Prof. Dr. Altin Shegani, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, foli rreth gazetarisë investigative në ndihmën e proceseve gjyqësore dhe në të mirën publike. “Liria e medias dhe Ligji mbi të Drejtën e Informimit kuptohen si privilegje për gazetarët, por në fakt duhen kuptuar si informim i publikut. Media duhet të ndihmojë njerëzit në njohjen e ligjeve. Këtë gjë duhet ta bëjë vetë gazetaria”, theksoi z. Shegani. Më tej Prof. Dr. Altin Shegani theksoi se gazetaria investigative është rruga më e mirë për të shkuar tek e vërteta, sepse nuk ka detyrim të jap detaje për burimin, ndërsa nga individët e thjeshtë kjo gjë është shumë lehtë e arritshme. Ai tha që gazetaria investigative mund të rregullojë botën, ky rregullim edhe mund të jetë maksimal, kurrë nuk mund të jetë absolut. Gjithçka vendoset në të mirë të publikut. Në fund ai e përmbylli fjalën e tij duke shprehur se e vërteta duhet thënë pse mund të na cenojë sadopak moralisht. Ndërsa gazetari dhe studiuesi i mediave Lutfi Dervishi, shkoi përtej rolit të medias si wach-dog siç njihet zakonisht. Ai theksoi se çështja e pronësisë së medias i ndërlikon gjërat dhe pronarët e përdorin median për interesa personale. Ai u ndal gjithashtu edhe në lidhje me ligjin për të drejtën e informimit, duke theksuar se ligji nuk është miratuar specifikisht për gazetarët. “E drejta e informimit është e garantuar për të gjithë qytetarët”, tha ai. Aleksandra Bogdani, nga BIRN, e vuri theksi tek ligji i të drejtës për informim. Sipas saj ligji në vetvete është shumë i mirë, por nuk zbatohet në praktike. “Një ndër kleçkat që përdoren nga institucionet për të mos dhënë informacion është justifikimi se janë informacione të sigurisë shtetërore, hetimore apo tregtare”, tha ndër të tjera znj. Bogdani. Si pas saj, problemi qëndron se nuk ka penalitet për mosdhënien e informacionit. Zakonisht informacioni jepet në ditën e fundit dhe nga ana tjetër disa institucione pranojnë të paguajnë gjobën dhe të mos japin informacion. Kështu sipas saj, pengohet transparenca dhe informacioni shtetëror trajtohet si privat.   Ndërsa Prof. Asoc. Irma Baraku u shpreh se media është një ndihmëse e institucioneve për të dhënë dhe marrë informacion, ndërsa nga ana tjetër hasen pengesa në dhënien e informacionit për mediat nga ana e institucioneve.  Sipas znj. Baraku, problem shumë i madh është edhe gjuha e urrejtjes në portalet online, jo nga shkrimet por nga komentet, kryesisht për shkaqe fetare.  Ajo theksoi se proporcionaliteti është me rëndësi në përballjen e të drejtave:  për informim dhe diskriminim, por edhe e drejta për të harruar, duke sjellë disa shembuj nga praktikat e punës së saj. Alma Janka, kryeredaktore e Faktoje.al, u përqendrua në çështjen e “factcheck”, në lidhje me deklaratat e institucioneve. “Ka disa pengesa që të vështirësojnë punët: mungesa e kontakteve, mungesa e transparencës, përditësimi i të dhënave dhe arkivave online”, tha znj. Janka. Ajo shtoi se disa institucione kërkojnë edhe para për të dhënë informacion.  Nga ana tjetër Kryetari i Unionit të Gazetarëve shqiptar, Aleksandër Çipa përmendi dy modele redaksionale për investigim; redaksitë në media që funksionojnë veçuar nga departamentet e informacioneve dhe modeli i redaksive të pavarura.  Më tej z. Çipa u shpreh se pozita formale e gazetarëve nuk është e garantuar me ligj, dhe nga ana tjetër kemi mungesa të pagave dhe sigurimeve shoqërore. “Puna në të zezë në shumë raste po riprodhohen çështje të mospagesave”.  Roden Hoxha, nga Qendra për Gazetari Cilësore, solli shembullin e Laboratorit për Gazetari Investigative. Ai tha se në redaksinë e tyre operohet me tre komponentë vendimmarrje: fenomeni, pra të merresh me problemin që është bërë fenomen dhe jo me individin; peshimi i asaj çka është e rëndësishme për publikun edhe pse dëmton dikë; vënia në dijeni e subjektit të lajmit. Ai gjithashtu theksoi se haset problem në bashkëpunim me institucionet në zbatimin e Ligjit të të Drejtës për Informim. Më tej diskutimet vijuan me të ftuarit e tjerë dhe me pyetje nga ana e studentëve.

Standardet e Zhvillimit dhe të të Nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç

Në vazhdim të serisë së aktiviteteve që organizon Departamenti i Shkencave të Edukimit për formimin professional të studentëve, u zhvillua një seminar  drejtuar nga Znj. Ermelinda Ikonomi, Këshilltare e UNICEF-it e cila ka kontribuar ne sektorin e edukimit , kryesisht në fushën e arsimit gjithëpërfshirës si dhe zhvillimit dhe të nxënit gjatë fëmijërisë së hershme. Znj.Ermelinda Ikonomi si specialiste në fushën e Arsimit kryesisht në hartimin e programeve dhe trajnimeve që kanë të bëjnë me "Fëmijët që braktisin shkollën", "Arsimin gjithëpërfshirës", "Dhuna ndaj fëmijëve në shkolla" dhe "Procesi I të nxënit në moshë të hershme", ndau me studentët aspekte teorike dhe studime praktike mbi rëndësinë që ka fëmijëria e hershme. Gjatë seminarit  studentët u njohën me politikat arsimore dhe rëndësinë e standardeve të e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç në vende të ndryshme të botës si dhe  në Shqipëri ku tashmë fokusi nuk është vetëm mbijetesa e fëmijëve të vegjël por mbi të gjitha shëndetit I tyre holistik. Vende të ndryshmë kuptojnë rëndësinë që kanë vitet e para të jetës duke përfshirë familjen dhe shoqërinë. Vetëm duke investuar në fëmijërinë e hershme, kur fëmija rritet, ky investim I kthehet shoqërisë.

Work & Study 2019

I kthyer tashmë në një traditë, u çel në ambientet e Muzeut Kombëtar edicioni i 10-të i Panairit “Work & Study”, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Ky panair i cili do të zhvillohet përgjatë datave 30 prill - 2 maj 2019, është një eveniment ku shpalosen mundësitë më të mira për studim dhe kërkesat aktuale të tregut të punës, me pjesëmarrjen e dhjetra kompanive dhe universiteteve, ndër to dhe Kolegji Universitar Bedër. 

Bedër Alumni Awards 2019

Kolegji Universitar Bedër organizoi për të tretin vit radhazi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për të diplomuarit. Në këtë event morën pjesë të diplomuar, stafi akademik dhe administrativ që ka dhënë kontributin ndër vite për universitetin, si dhe figura te shquara nga fusha e letërsisë, kulturës, artit dhe edukimit. Ceremoninë e hapi përfaqësuesja e Zyrës së të Diplomuarve, Jola Marku, e cila theksoi se kjo zyrë nën shembullin e universiteteve perëndimore, synon të ndikojë në formësimin e një kulture, për sa i përket aktiviteteve dhe marrëdhënieve universitet- të diplomuar. Ajo u shpreh se eksperiencat e të diplomuarve në fushën profesionale janë një mbështetje për institucionin dhe jo vetëm, ato gjithashtu janë një ndihmë dhe referencë e vlefshme edhe për të diplomuarit e tjerë ose studentët në prag diplomimi.  Më pas fjalën e mori Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili u shpreh se ky aktivitet është një forme motivimi që mbështet sukseset e të diplomuarve, duke patur besimin që do të jenë në rritje. Gjithashtu ai cilësoi mbështetjen që të diplomuarit i japin njëri- tjetrit, në emër të arritjeve të përbashkëta.  Gjatë ceremonisë u ndanë në total 9 cmime, nga ku 6 çmime u akorduan në shenjë mirënjohjeje dhe inkurajimi për ish-studentë që janë kthyer në modele frymëzuese, falë punës dhe arritjeve të tyre në karrierat profesionale. Ndërkohë, 3 çmime të tjera të veçanta u përzgjodhën nga stafi akademik i universitetit për t’iu akorduar personaliteteve nga fusha e artit, shkencës, kulturës, letersisë e edukimit për kontributin e tyre. Çmimi i Karrierës iu akordua të diplomuarës Desara Dushi, me motivacion “Për arritjet e spikatura profesionale duke reflektuar shembullin e një profesionisti të shquar në fushën e tij dhe duke u bërë burim frymëzimi për studentët, të diplomuarit e tjerë si dhe për komunitetin në tërësi”. Çmimin “Beder Award” iu dha të diplomuarit  Erzen Carja, me motivacion “Për kontributin e çmuar intelektual dhe material ofruar për Kolegjin Universitar Beder me ndikim në rritjen e reputacionit si dhe duke mbështetur brezat e të diplomuarve dhe studentëve në integrimin më lehtë me tregun e punës apo me rritjet profesionale”.  Fituesja e çmimit ‘Eagle’ ishte Trendelina Omuri, me motivacionin ‘Për veprimtarinë e dalluar në ndërgjegjësimin dhe marrjen e përgjegjësive sociale në dobi të shoqërisë duke mbajtur gjallë vlerat kulturore kombëtare” Çmimi ‘Haxhi. Vehbi Dibra’ iu akordua të diplomuarës Migena Jani, me motivacionin “Për kontributin e vyer në arsim, shkencë, art dhe paqe sociale duke përçuar vlera morale, etike dhe universale në shoqërinë shqiptare dhe përtej saj në gjurmët e figurës së ndritur të H. Vehbi Dibrës.” Çmimin ‘Women Empowerment’ e fitoi Zamira Aga, me motivacionin “Për mbështetjen, inkurajimin, bashkëpunimin dhe përpjekje të pakursyera në fuqizimin e rolit të gruas, si forcë e madhe e shoqërisë sonë, duke krijuar më shumë siguri sociale, politike dhe ekonomike për to”. Çmimi “Young Entrepreneurs” iu dha të diplomuarës Olta Peca me motivacionin “Për iniciativat e sipërmarrjes, duke ofruar ide dhe projekte inovative në fusha të caktuara shërbimi si një model frymëzues për të diplomuarit e tjerë, për studentët si dhe për komunitetin në tërësi”. Gjatë ceremonisë u ndanë edhe cmime të vecanta ku fituesit ishin z. Hiqmet Patozi me motivacionin “Për kontribut dhe përkushtim të veçantë në fushën e arsimit për vite me radhë, duke përcjellë tek të rinjtë dashurinë për dijen, për vlerat shoqërore, fetare dhe atdhetare". Profesor Hamit Boriçi u vlerësua me motivacionin “Për kontributin e vyer në çeljen dhe përplotësimin e katedrës së gazetarisë, hartimin e programeve të studimit, teksteve universitare si dhe për kërkimin shkencor e inovacionin; gjithçka e vënë në shërbim të përgatitjes cilësore të profesionistëve dhe studiuesve të medias”. Ky çmim iu akordua nga kryetari i KMSH z. Bujar Spahiu i cili vlerësoi ceremoninë dhe përpjekjet e arsimtarëve për të mësuar brezat e rinj. Studentët e vitit të dytë master shkencor në Marrëdhënie Publike dhe Gazetari, nën udhëheqjen e lektores Edlira Mali fituan çmimin me motivacionin “Për veprimtarinë e dalluar në ndërgjegjësimin dhe marrjen e përgjegjësive sociale në dobi të shoqërisë duke mbajtur gjallë vlerat kulturore kombëtare.” Çmimi iu akordua nga ish kryetari i KMSH Z. Skënder Brucaj i cili vlerësoi mbështetjen që stafi akademik dhe studentët i japin njëri tjetrit për të patur sukses në fushën profesionale.   Ceremoni si këto, janë pjesë e modeleve dhe praktikave të ndjekura edhe nga universitete të tjera të mirënjohura si një formë rikthimi të ish-studentëve në gjiret e insitucioneve arsimuese, tanimë si kolegë mes tyre.  
  • <
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2023 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri