Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2022-2023
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
      • Zyra e Shёrbimit Psiko-Social dhe Shёndetёsor
    • Sekretaria Mësimore
    • Studentët e Huaj
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”
  • PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS +

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”
  • Java Botërore e Sipërmarrjes
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Ditët e Informimit të Maturantëve

Kolegji Universitar Bedër, në kuadër të planifikimit të karrierës, përgjatë gjithë muajit mars organizon ditët e informimit të maturantëve. Këtë vit organizimi zhvillohet online nëpërmjet platformës ZOOM. Maturantët kanë mundësinë të ndjekin prezantimet e pedagogëve tanë lidhur me programet e studimit dhe mundësitë që ofron Kolegji Universitar Bedër. Prezantimet janë çdo ditë, nga e hëna në të premte, në dy orare të ndryshme:  13:00-14:00  15:00-16:00. Për t’u pjesë e këshillimit të karrierës, në ditët dhe oraret e caktuara klikoni linkun:  https://bit.ly/389Pb8A Meeting ID: 928 4815 9828 Passcode: 123456 Për më shumë informacion kontaktoni:  [email protected]  067 34 27 001. Ju mirëpresim!

A mund të bëhem një inxhinier software?

Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universitar Bedër zhvilloi sot një leksion të hapur me temë: “A mund të bëhem një inxhinier software?” E ftuar për të referuar në këtë leksion ishte znj. Denalda Bishani, e punësuar si Java Software Developer në kompaninë gjermane Lufthansa Industry Solutions. Ajo foli rreth mundësive që ofron kjo fushë dhe rrugëtimin profesional që duhet të ndjekin studentët deri në nivelin inxhinier software. I zhvilluar nëpërmjet platformës “Google Meet”, leksioni u shoqërua me pyetje dhe diskutime nga studentët dhe anëtarët e  tjerë të stafit, lidhur me mundësitë dhe alternativat që ofron tregu shqiptar.        

Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër zhvilloi sot Workshop-in me temë: “Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020”.   Workshop-i u hap nga Dr. Ndriçim Ciroka, përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit, i cili bëri një tablo rreth ecurisë së ekonomisë për këtë periudhë. Duke qenë aktiviteti i parë i kësaj njësie të sapokrijuar në KU Bedër, Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani, Dekane e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit, përshëndeti të pranishmit dhe i uroi suksese anëtarëve të departamentit në organizimet e tjera që kanë planifikuar të zhvillojnë për këtë vit akademik.   Panelistja tjetër, Dr. Irina Canco, lektore dhe ish-specialiste në Ministrinë e Financave në sektorin e buxhetit, u ndal tek efekti i pandemisë në buxhetin e shtetit, borxhi publik, perspektiva e ekonomisë, etj. Z. Uran Derri, specialist ekonomie dhe finance, sipërmarrës dhe ekspert kontabël, foli për ekonominë shqiptare, duke bërë krahasimin e saj me vendet e rajonit për periudhën 2015-2020.  Takimi vijoi me pyetje-përgjigje mes panelistëve rreth ecurisë dhe perspektivës së ekonomisë shqiptare në të ardhmen, borxhit publik, investimeve, etj.

Leksion i Hapur me temë: Web Developers Roadmap

Departamenti i Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Universitar Bedër, në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrikulare të planifikuara për vitin akademik 2020-2021, organizoi Leksionin e Hapur me temë: “Rrugëtimi i një Zhvilluesi/Programuesi në Web, 2021”. Në këtë Leksion të Hapur u trajtuan tema si: Çfarë është programimi? Bazat e Internetit? Web Programing kundrejt Web Design. Frontend kundrejt Backend Version Control Systems Mjetet dhe njohuritë kryesore të nevojshme për të formuar një karrierë si programues Frontend ose Backend. Në përfundim të prezantimit pjesëmarrësit paraqitën pyetjet dhe përvojat e tyre në lidhje me këtë fushë. Ky leksion u organizua nga MSc. Edlir Spaho, ndërsa i ftuari i këtij leksioni ishte MSc. Kristjan Pashollari.      

“Dritarja e mundësive” – Nisma më e fundit e studentëve master

“Dritarja e mundësive” është një platformë digjitale e krijuar për t'i ardhur në ndihmë të rinjve, të cilët janë në kërkim të një mundësie praktike, zhvillimi profesional apo punësimi. Gjithashtu, t’i informojë të interesuarit në lidhje me tregun e punës, mundësi praktikash profesionale e ofertash punësimi, mundësi për zhvillim individual nëpërmjet kurseve, seminareve e konferencave në fusha të ndryshme, të rejat më të fundit në drejtim të zhvillimit të profesioneve, intervista me njerëz të suksesshëm, etj. Kjo nismë ndërmerret nga studentët e programeve master të Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër, në kuadër të lëndës Konceptim dhe Menaxhim Fushatash, nën udhëheqjen e pedagoges Edlira Mali. Nëse jeni një biznes/institucion që dëshironi të ofroni mundësi dhe të njiheni me platformën, apo një i ri që dëshiron të mësojë se si kjo platformë mund t'ju vijë në ndihmë për të gjetur mundësinë tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë, duke kryer regjistrimin tuaj në linkun: https://bit.ly/3iSwIl5 Ju mirëpresim!  

“Takim mes Brezash - Ata që dinë të bëjnë fushata”

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar Bedër zhvilluan aktivitetin “Takim mes Brezash - Ata që dinë të bëjnë fushata”.  Në këtë takim të organizuar nëpërmjet platformës “Google Meet” ishin të ftuar studentët e diplomuar në programet master, në profilet Gazetari dhe Marrëdhënie Publike, të cilët janë integruar shumë mirë në tregun e punës, në mediat dhe agjencitë e marketingut më të mëdha në vend, si dhe jashtë vendit tonë, si SHBA, Zvicër, Itali, etj. Takimi u zhvillua në kuadër të lëndës “Konceptim dhe menaxhim fushatash”, e cila zhvillohet në studimet e nivelit master. Gjatë këtij takimi, të diplomuarit treguan eksperiencat e tyre në këtë lëndë kur ishin studentë. Ata ndanë me njëri-tjetrin emocionet e përjetuara në secilën fushatë të ndërmarrë në kuadër të kësaj lënde, si dhe folën për rëndësinë dhe vlerën e saj kur përballesh me tregun. Gjatë bisedave ndërmjet tyre, studentët ranë dakord që secila fushatë fillon në kuadër të një lënde dhe më tej shndërrohet në një sfidë e emocion dhe merr përmasa kombëtare. Përgjatë takimit u diskutuan fushatat: "Libri është i vetmi Kopsht që Mbillet për të Tjerët"; “Një fije floku për më shumë buzëqeshje”; “Unë refuzoj të hesht. Bëje dhe ti, voto!”; “Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore”; “Një libër më shumë për Preshevën”; “Ruaj Traditën, Festo Shqip!”; “Njih tokën tënde, vizito Shqipërinë!” Si dhe për fushatën e këtij viti, e cila po fillon. Kujtojmë që këto fushata të zhvilluara kanë marrë përmasa kombëtare dhe kanë bërë bashkë personalitetet më të mëdha të kulturës, artit, muzikës, politikës, për të arritur qëllimet e fushatave për evidentimin dhe ruajtjen e vlerave morale dhe kombëtare.  

Bedër Alumni Awards 2020

Zyra e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar Bedër organizon për të katërtin vit radhazi “Bedër Alumni Awards”. Aktiviteti zhvillohet më datë 17 dhjetor 2020, duke synuar të vlerësojë dhe bashkojë të diplomuarit ndër vite në këtë institucion. Një nga momentet më të rëndësishme të këtij eventi është edhe shpërndarja e çmimeve vlerësuese, traditë kjo e aplikuar dhe nga universitetet më prestigjioze në botë, dhe që synon të inkurajojë më tej studentët e diplomuar në karrierën profesionale pasuniversitare.   Çmimet të cilat do të akordohen këtë vit janë:   •         “Career Award” •         “Bedër Award” •         “Eagle Award” •         “Woman Empowerment Award” •         “H. Vehbi Dibra Award”   Datë: 17 dhjetor 2020 Ora: 17:00  

Mundësia e Fundit për Regjistrim / Viti Akademik 2020-2021

Mundësia e fundit për t’u regjistruar në programet bachelor, të integruar të ciklit të dytë, si dhe në ato profesionale, për vitin akademik 2020-2021.  27-31 TETOR 2020 Kush mund të regjistrohet?  Të gjithë aplikantët që kanë përzgjedhur një nga programet e Kolegjit Universitar Bedër në raundin e parë, të dytë dhe të tretë, por që për arsye të ndryshme nuk janë regjistruar ende.  Procedurat e regjistrimit për këtë fazë fazë të fundit bëhen pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër, ndërmjet datave 27-31 Tetor 2020. Zyrat tona janë të hapur nga ora 8:00 deri në 16:00.  Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë); b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave; c) Dy fotografi të vogla personale; d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit. Për më tepër informacion: 📱  +355 67 34 27 001 🌐  www.beder.edu.al 📧  [email protected] 📍  Rr. “Jordan Misja” Kolegji Universitar Bedër – 10 vjet në emër të vlerave!  
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2023 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri