Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)
Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) Kolegji Universitar Bedër shpall listën e kandidatëve fitues për Raundin e Parë, viti akademik 2023-2024. Të martën, më datë 29 Korrik 2023, nis procesi i regjistrimit të fituesve në programet e studimit të ciklit të pare, të integruar të ciklit të dytë, si dhe ato profesionale. Regjistrimet do të kryhen ndërmjet datave 29 korrik deri më 11 shtator, nga ora 8:00 deri në orën 16:30, pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër. Klikoni mbi programin për të cilin keni aplikuar për të gjetur ID tuaj. Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë ✅Drejtësi ✅Gazetari dhe Komunikim Multimedial ✅Gjuhë dhe Letërsi Angleze ✅Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu ✅Shkenca Islame ✅Multimedia dhe Dizajn Grafik Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit ✅Finance Kontabilitet ✅Informatikë Ekonomike ✅Shkenca Kompjuterike ✅Teknologji Informacioni dhe Komunikimi ✅Programim në Web KUJDES! Kandidatët e shpallur fitues duhet të regjistrohen brenda fazës së parë 48 orëshe të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, pra më 29 dhe 30 gusht 2023, pasi në të kundërt, e drejta për t'u regjistruar i kalon kandidatëve që janë në listën pritëse. Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë); b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave; c) Dy fotografi të vogla personale; d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit. Ju mirëpresim! 𝑷𝒆𝒓 𝒊𝒏𝒇𝒐𝒓𝒎𝒂𝒄𝒊𝒐𝒏 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒂𝒌𝒕𝒐: +355673427001 admissions@beder.edu.al
𝐏𝐑𝐎𝐆𝐑𝐀𝐌 𝐈 𝐑𝐈 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐈𝐌𝐈 - “𝐅𝐎𝐑𝐌𝐈𝐌 𝐈 𝐕𝐀𝐙𝐇𝐃𝐔𝐀𝐑 𝐍Ё 𝐅𝐔𝐒𝐇Ё𝐍 𝐏𝐒𝐈𝐊𝐎-𝐏𝐄𝐃𝐀𝐆𝐎𝐆𝐉𝐈𝐊𝐄”
Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedёr hap programin e ri te studimit “Formimit i Vazhduar në Fushën Psiko-Pedagogjike”
Ky program është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Qëllimi i këtij programi është t`ju ofrojë studentëve njohuri, aftësi dhe kompetenca të nevojshme për ushtrimin e profesionit të mësuesit.
🟢𝐊𝐨𝐡𝐞𝐳𝐠𝐣𝐚𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞Ky program studimi është i organizuar në 1 (semestër), minimalisht 15 javë, me kohë të plotë.
🟢𝐍𝐮𝐦𝐫𝐢 𝐢 𝐊𝐫𝐞𝐝𝐢𝐭𝐞𝐯𝐞 (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)
Program i studimit “Formim i vazhduar në Fushën Psiko-Pedagogjike” përmban 𝟑𝟓 𝐄𝐂𝐓𝐒.
🟢𝐆𝐣𝐮𝐡𝐚 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭: Shqip
🟢𝐓𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐢 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐞𝐬/𝐂𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞𝐬
Në përfundim të programit, studentëve u jepet:
Certifikatë për formimin Psiko-Pedagogjik
🟢𝐌𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐢𝐭𝐞 𝐞 𝐏𝐮𝐧𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭
Pas përmbylljes me sukses të programit të studimit, studentë kanë të drejtë të ushrojnë profesionin e msuesit sipas fushave të tyre përkatëse në sistemin Arsimor AML dhe AMU.
🟢𝐊𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐞𝐭:
Referuar Udhëzimit nr. 3 të MAS, datë 15.02.2023 (Aneksi 1), për këtë program studimi mund të aplikojnë gjithë individët që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a) Diplomë e programit të studimit të ciklit të parë "Bachelor" në fushën/lëndët e Arsimit të Mesëm të Ulët dhe të Arsimit të Mesëm të Lartë,
b) Diplomë e ciklit te dyte "Master i shkencave"/ "Master i arteve" ose "Master profesional" me 120 kredite apo ekuivalente në fushat e mëposhtme: Gjuhës dhe Komunikimit (𝐺𝑗𝑢ℎ𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒, 𝐿𝑒𝑡𝑒̈𝑟𝑠𝑖, 𝐺𝑗𝑢ℎ𝑒̈ 𝑒 𝐻𝑢𝑎𝑗); Matematikës; Shkencave të Natyrës (𝐵𝑖𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖, 𝐾𝑖𝑚𝑖, 𝐹𝑖𝑧𝑖𝑘𝑒̈); Shoqërisë dhe mjedisit (𝑆ℎ𝑘𝑒𝑛𝑐𝑎 𝑆𝑜𝑐𝑖𝑎𝑙𝑒, 𝑄𝑦𝑡𝑎𝑡𝑎𝑟𝑖, 𝐹𝑖𝑙𝑜𝑧𝑜𝑓𝑖, 𝐻𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖, 𝐺𝑗𝑒𝑜𝑔𝑟𝑎𝑓𝑖, 𝐸𝑘𝑜𝑛𝑜𝑚𝑖); Arte (𝑀𝑢𝑧𝑖𝑘𝑒̈, 𝐴𝑟𝑡 𝑃𝑎𝑚𝑜𝑟, 𝐾𝑒̈𝑟𝑐𝑖𝑚, 𝑇𝑒𝑎𝑡𝑒̈𝑟); Edukim Fizik, Sporti dhe Shëndeti; Teknologji; TIK, etj.
INDCOR në Kolegjin Universitar “Bedër”
Takimi i rradhës i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) u zhvillua në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, gjatë datave 14-16 qershor. Projekti synon ndërtimin e një rrjeti për studimin ndërdisiplinor të narrativës digjitale.
Pjesëmarrësit u mirëpritën nga Dr. Erlis Çela, përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, i cili është njëkohësisht pjesë e projektit dhe anëtar në Bordin Drejtues të COST action.
Në ditën e parë të takimit, kërkuesit shkencorë u përshëndetën nga rektori, prof. Gjergj Sinani, i cili ndau me ta një prezantim të shkurtër rreth vizionit dhe strategjisë së ndërkombëtarizimit të KUB. Më tej, zv. rektori, Dr. Isa Erbas bëri një prezantim me temë “Sistemi Arsimor Shqiptar dhe Integrimi i Teknologjisë në Auditore”, i cili nxiti pyetje dhe diskutime midis të pranishmëve.
Gjatë seancave të organizuara, anëtarët diskutuan rreth ecurisë së punës dhe thelluan kërkimet e tyre për finalizimin e punimeve shkencore, që po përgatisin në kuadër të projektit.
Gjithashtu, grupi i kërkuesve shkencorë zhvilluan edhe një vizitë në televizionin A2 CNN, ku u pritën nga kryeredaktori i lajmeve z. Elert Yzeiri. Ai diskutoi me profesorët rreth aplikimit të narrativës digjitale në mediat shqiptare duke iu referuar konkretisht praktikës së punës në televizonin ku punon.
Anëtarët e projektit zhvilluan edhe vizita në muzeun “Bunk’Art” dhe “Shtëpia e Gjetheve”, ku u njohën nga afër me historinë e Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës dhe me pasojat e regjimit komunist te qytetarët. Profesorët ndanë me njëri-tjetrin eksperienca nga vendet e tyre dhe regjimet përkatëse duke i krahasuar me qasjen e komunizmit në Shqipëri.
Larmishmëria e origjinës së kërkuesve shkencorë nga Portugalia, Spanja, Gjermania, Hungaria, Kosova, Hollanda, Norvegjia, Sueida, Italia, Austria dhe Lituania mundësuan interaktivitet të lartë dhe shkëmbim eksperiencash të jashtëzakonshme.
Projekti INCDOR është ideuar në kuadër të COST action. Bashkëpunimi Eropian në Shkencë dhe Teknologji (COST) është organizatë financuese për ndërtimin e rrjeteve kërkimore, të quajtura COST Actions.
Shkolla Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji"
Kolegji Universitar Beder në bashkëpunim me Universitetin Tor Vergata në Romë, Itali, organizuan Shkollën Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji" me datë 12-13 Qershor 2023.
Ky event u zhvillua fizikisht pranë Kolegjit Universitar "Beder" dhe u ndoq online edhe nga studentët e Universitetit Tor Vergata.
Shkolla Verore u fokusua në domosdoshmërinë e ndërthurjes së leksioneve me bazë teorike dhe raste praktike në fushën e financës, teknologjisë dhe ligjit në ditët e sotme.
Rreth 50 pjesmarrës nga Departamentit të Ekonomisë dhe Departamentit të Drejtësisë të të dy universiteteve u njohen me zhvillimet më të fundit në teknologjinë financiare, impaktin që teknologjia do të ketë në sektorin financiar dhe domosdoshmërinë e kuadrit ligjor.
Lektorët e angazhuar në këtë event ishin:
Assoc. Prof. Gianluca Mattarocci, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti Tor Vergata
Assoc. Prof. Elisabetta Corapi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Tor Vergata
MSc. Drita Maluta, Banka e Shqipërisë
Ph.D Elda Dollija, Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, Kolegji Universitar ‘Beder’
Ph.D Gentjan Skara, Departamenti i Drejtësisë, Kolegji Universitar ‘Beder’
Ph.D (c) Kriselda Gura, Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, Kolegji Universitar ‘Beder’