Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”
  • PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS +

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
  • Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”
  • Java Botërore e Sipërmarrjes
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Bedër, akses të plotë në JSTOR

Kolegji Universitar Bedër arrin marrëveshjen për abonim të plotë në JSTOR, duke i mundësuar studentëve dhe stafit akademik akses në këtë bibliotekë gjigante botërore. JSTOR mundëson përdorimin e më shumë se 12 milionë artikujve të revistave shkencore, librave dhe burimeve parësore në 75 disiplina të ndryshme.   Komuniteti i Bedër do të ketë mundësinë e plotë të eksplorimit të një game të gjerë të përmbajtjes studimore përmes kësaj platforme të fuqishme kërkimore dhe mësimore. JSTOR bashkëpunon me komunitetin akademik për të ndihmuar bibliotekat të lidhin studentët dhe kërkuesit shkencorë nga mbarë bota, duke ulur kostot dhe kohën e aksesimit, si dhe të ndihmojnë botuesit të arrijnë audienca të reja dhe të ruajnë përmbajtjen e tyre për brezat e ardhshëm. JSTOR është pjesë e ITHAKA, një organizatë jo-fitimprurëse që përfshin gjithashtu Artstor, Ithaka S + R, dhe Portico.   Kolegji Universitar Bedër i jep një rëndësi të madhe kërkimit shkencor, nëpërmjet organizimit të konferencave, workshopeve, pjesëmarrjes në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, programeve të shkëmbimit të studentëve dhe stafit, etj. Krahas bibliotekës me mbi 35000 tituj që gjendet në ambientet e universitetit, tashmë në dispozicion do të jetë falas për studentët dhe stafin edhe biblioteka gjigante botërore JSTOR.   Për të aksesuar JSTOR dhe për të marrë më shumë informacion klikoni në adresën: https://www.jstor.org/

Bedër, memorandum bashkëpunimi me Iceberg Communication

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve me institucione, kompani dhe agjenci të ndryshme, Kolegji Universitar Bedër nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me Iceberg Communication. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i KUB, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe CEO i Iceberg Communication, Rafaela Rica, ku palët angazhohen për bashkëpunimin arsimor, kulturor dhe social. Fushat e veçanta të bashkëpunimit ndërmjet Kolegji Universitar Bedër dhe Iceberg Communication përfshijnë: Trajnime të stafit; shkëmbime të eksperiencave ndërmjet stafit; praktika profesionale; dhënie të bursave të studimit, etj.  

Lista e Kandidatëve Fitues Për Raundin e Tretë / Viti Akademik 2019-2020

Kolegji Universitar Bedër shpall listat e aplikantëve fitues të raundit të tretë, viti akademik 2019–2020. Ky raund është mundësia e fundit për regjistrim në programet bachelor për këtë vit akademik. Regjistrimet nisin të hënën, më datë 21 tetor, dhe mbyllen më datë 26 tetor 2019.    Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë); b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave; c) 2 fotografi të vogla personale; d) Mandati i pagesës (për ata që nuk e kanë bërë). Kandidatët fitues do të gjejnë emrat e tyre në listat e mëposhtme:   Shkenca Kompjuterike Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu Shkenca Komunikimi Drejtësi Gjuhë dhe Letërsi Angleze Shkenca Islame Për çdo pyetje dhe informacion më të detajuar mos hezitoni të na kontaktoni.  Kontakt: Tel: +355673427001 Email: admissions@beder.edu.al Web: www.beder.edu.al Ju mirëpresim!

Bedër çel vitin akademik 2019-2020

Kolegji Universitar Bedër nisi sot vitin e ri akademik 2019-2020. Në ceremoninë e organizuar në ambientet e KU Bedër ishin të pranishëm studentë, prindër, stafi akademik dhe administrativ, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Fjalën e hapjes e mbajti Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili theksoi përpjekjet e institucionit për të krijuar një ambient që u vjen në ndihmë studentëve për t’u formuar profesionalisht, si dhe për të bërë zgjedhjet e duhura në jetë. “Mesazhi im për ju në këtë fillim të vitit të ri akademik është që të punonin fort, jo vetëm për të kaluar një provim, por sepse dija është forcë. Ajo do të jetë arma juaj më e fortë që do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë jetës”, theksoi ndër të tjera Prof. Gjana. Më pas fjalën e mori Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, i cili theksoi se ajo që e dallon Kolegjin Universitar Bedër janë vlerat. “KU Bedër e ka treguar prej vitesh tashmë që misioni i tij nuk është vetëm ti pajisë studentët me diploma, por të nxjerrë në treg profesionistë të aftë me moral dhe vlera njerëzore që do të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë të shoqërisë sonë. Prandaj, këto 3 vite që do të kaloni në këtë institucion shfrytëzojini më së miri për të ndërtuar themele të forta për të ardhmen tuaj”, tha z. Spahiu. Në këtë ceremoni studentëve u uruan suksese dekania e Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, zv/Rektori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Dr. William K. Martin. Ata shprehën gatishmërinë e të gjithë stafit për të ndihmuar studentët në këtë rrugëtim të rëndësishëm. Në emër të studentëve përshëndetën Desara Kuka, studente e vitit të tretë në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, si dhe Eldo Nexha, student i vitit të dytë në Shkenca Komunikimi. Ndërkohë, në emër të të diplomuarve përshëndeti Ermal Mema, i diplomuar në vitin 2014 për drejtësi.

Bedër, bashkëpunim me Këshillin Global për Tolerancë dhe Paqe

University College Bedër and Global Council for Tolerance and Peace (GCTP) signed in Malta a memorandum of collaboration for promoting tolerance, dialogue and peace. The agreement was signed by the Rector of Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana and the President of the GCTP, Dr. Ahmed Mohamad Al Jarwan. The Parties will engage in the organization of international conferences, the development of scientific research, the involvement of students and staff in projects aiming at promoting tolerance, dialogue and peace. In addition, Rector Gjana participated in a symposium organized by the Global Council on Tolerance and Peace, where he gave a presentation on “Teaching tolerance and dialogue in higher education as a need for a more secure and peaceful world: Case of Albania”. The symposium organized at the University of Malta, under the patronage of the President of Malta, Dr. George Vella, was attended by scholars from various countries of the world.

Lista E Kandidatëve Fitues Për Vitin Akademik 2019-2020 / Raundi I Dytë

Kolegji Universitar Bedër shpall listat e aplikantëve fitues të raundit të dytë, viti akademik 2019–2020. Më datë 30 shtator 2019 do të nisë procesi i regjistrimit të fituesve. Regjistrimet për këtë raund zgjasin deri më datë 9 tetor 2019.   Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave. c) 2 fotografi të vogla personale. d) Mandati i pagesës (për ata që nuk e kanë bërë)  Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e mëposhtme. Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi: Shkenca Kompjuterike Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu Shkenca Komunikimi Drejtësi Gjuhë dhe Letërsi Angleze Shkenca Islame SHËNIM: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në Kolegjin Universitar Bedër, por që nuk kanë aplikuar në Raundin e Dytë, mund të aplikojnë në Raundin e Tretë, duke përzgjedhur si preferencë të tyre të paktën një nga programet tona që mund të kenë ende kuota të lira. Aplikimet online për Raundin e Tretë janë më 12–14 tetor 2019. Kontakt: Tel: +355673427001 Email: admissions@beder.edu.al Web: www.beder.edu.al Ju mirëpresim!

Lista E Kandidatëve Fitues Për Vitin Akademik 2019-2020 / Raundi I Parë

Data 2 shtator 2019 shënon nisjen e procesit të regjistrimit të aplikantëve në një nga programet ku ata janë shpallur fitues. Regjistrimet për raundin e parë përfundojnë më datë 15 shtator 2019. Studentët që nuk regjistrohen brenda këtyre datave u digjet e drejta për këtë raund regjistrimesh. KUJDES! Kandidatët që janë renditur brenda kuotave fituese duhet ta bëjnë regjistrimin brenda 48 orëve të para të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, pra më 2 dhe 3 shtator, pasi më pas kjo e drejtë i kalon edhe aplikantëve që janë në listën pritëse. Studentët që janë jashtë kuotave fituese duhet të kontaktojnë me Kolegjin Universitar Bedër, pasi në përfundim të fazave 48-orëshe lirohen kuota nga aplikantët e shpallur fitues në më shumë se një degë. Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave. c) 2 fotografi të vogla personale. Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura.  Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi:   Shkenca Kompjuterike Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu Shkenca Komunikimi Drejtësi  Gjuhë dhe Letërsi Angleze Shkenca Islame   SHËNIM: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në Raundin e Parë, mund të aplikojnë në Raundin e Dytë, duke përzgjedhur si një nga 10 preferencat e tyre programin që duan të vazhdojnë pranë Kolegjit Universitar Bedër.    Aplikimet online për Raundin e Dytë zhvillohen më 19–21 shtator 2019.       Ju mirëpresim!    

Studentët e Bedër, shkollë verore në Vjenë

Studentët e programeve bachelor dhe master në Departamentin e Shkencave Islame pranë Kolegjit Universitar Bedër nisën një udhëtim studimor, në kuadër të shkollës verore në Vjenë të Austrisë. Pjesë e agjendës janë vizitat në zyrat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në Qendrën Ndërkombëtare të Vjenës, ku studentët e Bedër u njohën me punën dhe funksionet e saj. Grupi i studentëve shoqërohet dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, si dhe nga Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja.
  • <
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2023 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri