Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2022-2023
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
      • Zyra e Shёrbimit Psiko-Social dhe Shёndetёsor
    • Sekretaria Mësimore
    • Studentët e Huaj
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”
  • PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS +

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”
  • Java Botërore e Sipërmarrjes
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Organizohet workshopi me temë “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë” në kuadër të fushatës "Aty për ju"

Në kuadër të fushatës “Aty për ju”, studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, organizuan workshopin me temë “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte analizimi i situatës aktuale të grupeve në nevojë të shoqërisë, mundësitë dhe sfidat që ata kanë për t’u shkolluar dhe punësuar si dhe ndërgjegjësimi i aktorëve kryesorë për të filluar ndërmarrjen e hapave konkrete apo projekteve të ndryshme nga institucionet, bizneset, OJF, etj, per t’u ardhur në ndihmë këtyre grupeve.

NJSBC zhvillon takimin prezantues me Departamentin e Shkencave Kompjuterike të KU Bedër

Njesia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë (NJSBC) në Kolegjin Universitar Bedër ka zhvilluar një takim me Departamentin e Shkencave Kompjuterike, në të cilin u diskutua roli i kësaj njësie në hartimin e anketave të studentëve e stafit të KUB, për të kontrolluar vazhdimisht ecurinë e tyre e për të realizuar më pas raportet për secilin. Nuk mungoi edhe shpjegimi lidhur me procesin e akreditimit, si një proces themelor për mirëfunksionimin e Universitetit.

Seminar me temë "E folura në publik" me anëtarë nga Klubi i Debatit të Kolegjit Turgut Ozal

Anëtarë nga Klubi i Debatit në Kolegjin Turgut Ozal, Durrës, zhvilluan seminarin me temë “E folura në publik” me profesor Alban Tufën. Profesor Tufa shpjegoi për nxënëset çfarë është e folura në publik, pse aplikohet dhe përse duhet të dimë më tepër për të, si përzgjidhet një temë e mirë, si bëhet analiza e audiencës e plot koncepte të tjera. Nuk munguan edhe ushtrimet praktike lidhur me këtë tematikë.

Seminar me temë "Lidershipi" nga PhD. Edona Llukacaj

Zyra e Karrierës, në bashkëpunim me Dekanatin e Studenteve në Kolegjin Universitar Bedër, zhvilluan seminarin me temë “Lidershipi”, i cili u mbajt nga PhD. Edona Llukacaj. Të ftuara ishin senatoret e klasave të medresesë së Tiranës.  Dr.Llukacaj zhvilloi një bashkëbisedim me nxënëset duke i nxitur ato të mendonin se pse ishin zgjedhur ato si senatore të klasës. Ajo gjithashtu ndau  me to informacione lidhur me cilësitë e një lideri, duke theksuar se një lider i mirë vazhdimisht investon tek vetja per t’u përmirësuar.  

Seminar me temë “Marketingu dhe Media” për gjimnazistët e Kolegjit "Turgut Ozal"

Dr. Erlis Çela, Dr. Ana Kekezi dhe Dr. Ada Guven, profesorë të Kolegjit Universitar Bedër, organizuan për nxënësit e gjimnazit Turgut Ozal seminarin me temë “Marketingu dhe Media”.  Përveç informacioneve të shumëllojshme rreth këtyre fushave gjithnjë e më prezente në jetën tonë, profesorët ndanë me nxënësit edhe përvojën e tyre disavjeçare si ekspertë të medias dhe marketingut, duke shërbyer si shembuj të karrierës së ardhshme të secilit prej tyre.  Gjatë seminarit, u diskutuan edhe ligjet e rregullat që duhet të kihen parasysh gjatë kohës që ushtron veprimtarinë profesionale në këto fusha. Nxënësit nuk ngurruan të bënin pyetje gjatë seminarit, që e bënë takimin edhe më dinamik.  

Leksion me asistent avokatët në Shkollën e Avokatisë nga Dr. Gentjan Skara

Përgjegjësi i Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, Dr. Gentjan Skara zhvilloi një leksion me asistent avokatët në Shkollën e Avokatisë. Leksioni u fokusua në çështjet e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe impaktin e së drejtës së Bashkimit Europian në legjislacionin shqiptar. Gjatë leksionit, Dr. Skara u fokusua në burimet dhe natyrën e së drejtës së Bashkimin Europian dhe detyrimin e Shqipërisë për të përafruar legjislacionin aktual dhe garantimin e zbatimit.  Gjithashtu, në leksion u shpjegua metodologjia e re e zgjerimit dhe u nënvizua rëndësia e vlerësimi analitik i nivelit të harmonizimit të legjislacionit vendas me acquis të BE-së (proçesit screening).  

Seminar me temë: “Një jetë në arsim! Si të kultivojmë vlera për arsimin?”, me të ftuar Prof. Dr. Sadije Bushati.

Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Kompjuterike organizuan seminarin me temë: “Një jetë në arsim! Si të kultivojmë vlera për arsimin?”, me të ftuar Prof. Dr. Sadije Bushati. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin studentë të Departamentit të Shkencave Kompjuterike dhe të Programit Master Professional për Mësuesi në Gjuhën Angleze.  Znj. Bushati diskutoi me studentët sfidat dhe arritjet e saj gjatë rrugëtimit si akademike në arsimin e lartë duke bërë një krahasim të mundësive që i janë ofruar gjatë regjimit komunist dhe atyre që ofrohen sot, si për studentët edhe stafet akademike.  Prof. Bushati theksoi se përpos sfidave që paraqet çdo kohë apo sistem politik ku ne jetojmë, çdokush duhet të bëjë përpjekjet maksimale për të kthyer çdo vështirësi në avantazh dhe në favor për arritjet profesionale.  Këmbëngulja, motivimi dhe pasioni për dijen janë elementë shumë të rëndësishëm në rrugëtimin drejt arsimimit.  Seminari u mbyll me pyetje dhe diskutime me interes nga studentët. Boost this post to reach up to 4085 more people if you spend $14.  

Takim informues me përfaqësues të kompanisë "Kouzon" lidhur me programin "Work and Travel"

Studentët e Universitetit Bedër patën mundësinë të bisedonin me përfaqësues të kompanisë Kouzon, të cilët i informuan ata mbi mundësitë e Work and Travel, një program ky mjaft i pëlqyer nga studentët.  Znj. Afërdita Rrumbullaku, menaxhere e programit, dha detaje në lidhje me aplikimin, procesin e intervistës dhe benefitet që kanë pjesëmarrësit në këtë program. Serioziteti në respektimin e ligjit ishte një pikë tjetër e rëndësishme që u theksua nga znj. Rrumbullaku. Nuk munguan dhe pyetjet në lidhje me mesataren, nivelin e anglishtes dhe paraqitja për intervistë, elemente këto që kërkohen dhe merren parasysh në të tilla aplikime.
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2023 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri