Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2022-2023
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
      • Zyra e Shёrbimit Psiko-Social dhe Shёndetёsor
    • Sekretaria Mësimore
    • Studentët e Huaj
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”
  • PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS +

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”
  • Java Botërore e Sipërmarrjes
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Leksion i hapur me temë "Sipërmarrja dhe aftësitë e sipërmarrësit" nga z. Shkelzen Marku

Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit organizoi  leksionin e hapur me temë: "Sipërmarrja dhe aftësitë e sipërmarrësit" me të ftuar z. Shkelzen Marku Themelues dhe CEO i Enterimpact , Bashkëthemelues dhe Drejtor i YSB Balkans. Z. Marku përcolli pranë studentëve në mënyrë shumë praktike eksperiencën e tij disavjeçare në zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve të zhvillimit të biznesit, këshillimin dhe mentorimin e MSME-ve, startupeve dhe sipërmarrësve me impakt social.  Si ekspert i përfshirë shpeshherë në hartimin dhe zbatimin e instrumentave financiarë dhe jo-financiarë në mbështetje të sipërmarrësve në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, z. Marku solli në vëmendje të studentëve aftësi dhe teknika që duhet të shfaqen dhe të adaptohen për tu bërë një sipërmarrës i suksesshëm duke nxitur më tej shpirtin e iniciativës dhe të kreativitetit të studentëve për të dalë përtej kornizave të edukimit formal dhe për të menduar në përshtatje me kërkesat e tregut të punës në Shqipëri. Studentët e mirëpritën trajnimin duke reflektuar më tej për projeksionet e tyre për të ardhmen.

Lancimi i projektit "Rregullat bazë të sigurisë kibernetike në hapësirën digjitale"

Në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër u lancua sot projekti "Rregullat bazë të sigurisë kibernetike në hapësirën digjitale", një projekt ky i iniciuar nga CRDF Global.  Prezantimi i projektit u realizua nga Dr. Erlis Çela dhe Esmeralda Pashollari, të cilët shpjeguan më konkretisht qëllimin e projektit duke dhënë detaje mbi mënyrën e pjesëmarrjes së studentëve në trajnim.  Një pikë tjetër thelbësore mbi të cilën u diskutua, ishte rëndësia e këtyre moduleve dhe pse pjesëmarrja dhe angazhimi serioz i studentëve është me rëndësi.  Nuk munguan pyetjet nga audienca lidhur me detaje të tjera rreth regjistrimit në platformë apo përmbajtjes së videove.

Shfaqja e dokumentarit "Të dalësh mbi Dhunën", një prodhim i AWA (Albanian Women in Audiovisual)

Sot, në ambientet e KUB, u shfaq dokumentari "Të dalësh mbi Dhunën", një prodhim i Albanian Women in Audiovisual (AWA) me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. I realizuar në periudhën mars-tetor 2021, dokumentari rrëfen historitë e 4 grave që dolën nga cikli i dhunës me ndihmën e institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile.  Suela Bako, regjisorja e dokumentarit si dhe një nga themelueset e Albanian Women in Audiovisual (AWA), shpjegoi për studentët se qëllimi i dokumentarit është të ndërgjegjësojë gratë dhe vajzat se nga dhuna mund të dilet, nëse denoncimi bëhet në kohë dhe arrihet të bashkëpunohet me strukturat përkatëse. Studentët e përgëzuan znj. Bako për punën e realizuar duke mos ngurruar të bënin pyetje apo të shprehnin mendimin e tyre lidhur me temën.

Sesion informues me temë “Raportimi i përgjegjshëm në kohë pandemie“ nga gazetarja Alma Demiraj

Departamenti i Shkencave të Komunikimit kishte të ftuar sot gazetaren Alma Demiraj në kuadër të komunikimit të vazhdueshëm edukues që “Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit“ ka si mision në lidhje me median dhe rolin e saj.   Sesioni informues me temë “Raportimi i përgjegjshëm në kohë pandemie“ kishte si qëllim ndërgjegjësimin e studentëve të gazetarisë për të raportuar lajmet në mënyrë sa më të saktë dhe të qartë.  Ajo fillimisht foli mbi problematikat dhe fenomenet si infodemi, lajmet e rreme, dezinformimi etj, që ndodhën me raportimin gjatë pandemisë Covid-19 , duke vënë kështu në fokus punën e rëndësishme që kanë gazetarët dhe përgjegjshmëria që ata duhet të tregojnë.  Takimi informues u shoqërua me pyetje dhe interesim nga ana e studentëve duke u bërë kështu dhe më interesant.

Studentët e Masterit në Studime Religjioze marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Haifas

Studentët e vitit të dytë Master në Studime Religjioze në Departamentin e Shkencave Islame nën udhëheqjen e pedagogut të tyre Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja kanë marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Haifas mbi rolin e fesë në diplomacinë ndërkombëtare. Konferenca e zhvilluar sipas modeleve të konferencave për dialog abrahamik “Jews, Christians & Muslims (JCM)”, zhvilluar më parë në Gjermani, ka mbledhur në qytetin e Haifas në Izrael pedagogë dhe studentë nga universitete të ndryshme nga Mesdheu, Lindja e Mesme dhe Europa, si Shqipëria, Izraeli, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahrejni, Greqia, Gjermania, Anglia, etj., ku studiues të besimeve abrahamike, kanë folur dhe diskutuar rreth modeleve më të mira të bashkëjetesës ndërfetare, duke përfshirë leksione, grupe diskutimi, panele dhe vizita në objekte të ndryshme kulti në qytetin multifetar të Haifas.  Prof. Kruja ka prezantuar në një nga panelet kryesore të konferencës, modelin shqiptar të dialogut ndërfetar, qoftë në aspektin historik dhe sociologjik, qoftë në aspektin e praktikave më të mira në ditët e sotme, nëpërmjet institucioneve akademike dhe departamenteve të teologjive në Shqipëri, themeluar nga komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë. Ai është ndalur gjithashtu dhe në shembullin e mbrojtjes së hebrenjve nga familjet shqiptare gjatë luftës së dytë botërore, e cila vlerësohet si një shembull i rrallë në botë. Më pas delegacioni nga Departamenti i Shkencave Islame ka vizituar gjithashtu dhe qytetin e shenjtë të Jeruzalemit (Kudsit Sherif), ku kanë vizituar Xhaminë el Aksa, Kubetus Sahra, Mesxhidul Merjem, Mesxhidul Burak, bibliotekën islame Aksa, Muzeun Islam të Aksasë, si dhe vende të shumta historike të qytetit të profetëve. Kjo vizitë studimore dhe pjesëmarrja në konferencë vjen si rezultat i lëndës së “Sociologjisë së Fesë”, pjesë e kurrikulës së Masterit në Studime Religjioze, e cila jepet nga prof. Genti Kruja.

Leksioni i hapur me temë "Diskursi fetar: mesazhi i dialogut ndaj gjuhës së urrejtjes"

Departamenti i Shkencave Islame, në Kolegjin Universitar Bedër organizoi sot aktivitetin me temë: Diskursi fetar: mesazhi i dialogut ndaj gjuhës së urrejtjes, me të ftuar 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐃𝐫. 𝐒𝐨𝐭𝐢𝐫𝐢𝐨𝐬 𝐒. 𝐋𝐢𝐯𝐚𝐬, profesor në 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐈𝐨𝐧𝐢𝐚𝐧 në Korfuz, Greqi. Gjatë fjalës së tij, ai qëndroi në dimensionin universal që feja ka në vetvete dhe mesazhet kryesore që ajo synon të përcjellë tek ndjekësit e saj. Prof. Dr. Livas theksoi se nëse feja humbet universalitetin e saj, ajo mund të shndërrohet në një sëmundje dhe mjet në duart e mekanizmave politikbërëse dhe vendimmarrëse. Gjithashtu ai qëndroi në elaboratin e përkufizimit të “gjuhës së urrejtjes” parë nga këndvështrime të ndryshme si ai politik, fetar, kulturor dhe social. Në fund takimi u mbyll me një seancë pyetje përgjigjesh.  Gjithashtu ai u prit në një takim nga Prof. Dr. Gjergji Sinani, rektor i Kolegjit Universitar Bedër, prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, lektor në Bedër.

Studentët e Departamentit të Drejtësisë marrin pjesë në edicionin e 9-të të "Albanian Moot Court Competition"

Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, edhe këtë vit fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në edicionin e 9të të "    Albanian Moot Court Competition", organizuar nga Qendra Evropiane dhe Civil Rights Defenders në Shqipëri.  Studentet Juela File, Anxhela Spasi, Esmaja Visha, Fjona Hysenllari, Mikel Merizaj nën udhëheqjen e lektoreve Fioralba Markja dhe Erisa Datja janë kualifikuar për në fazën gjysmë-finale, si 6 më të mirët pas konkurrimit me universitetet e tjera në rang vendi.  Qëllimi i projektit është të ndihmojë studentët të vendosin në praktikë dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht mbi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut.  Ditën e premte u zhvillua faza gjysmëfinale e konkursit, në të cilën u përballën 6 skuadra, ku Kolegji Universitar Bedër fitoi përballjen me universitetin “Aleksandër Xhuvani “Elbasan. I urojmë suksese studentëve tanë!  

Kolegji Universitar Bedër i dorëzon “Certifikatën e Mirënjohjes” Prof. Dr. Woei Hung

Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Gjergj Sinani bashkë me bashkëpunëtorë të tij priti në një takim Prof. Dr. Woei Hung nga University of North Dakota, SHBA. Rektori e falënderoi z. Hung për seminaret dhe leksionet e zhvilluara nga ai në Kolegjin Universitar Bedër dhe i dorëzoi “Certifikatën e Mirënjohjes” në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si profesor vizitor në një sërë aktivitetesh akademike për stafin dhe studentët të organizuara nga Qendra Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion dhe Departamenti i Shkencave Kompjuterike, në Fakultetin e Teknologjisë dhe Biznesit të Kolegji Universitar “Beder” gjatë datave 22 nëntor – 1 dhjetor 2022. Gjatë kësaj periudhe Prof. Dr. Hung zhvilloi aktivitetet e mëposhtme: 1. Seminar për stafin akademik: Qasja konstruktive në mësimdhënie dhe zbatimi i tij në klasa 2. Leksion i hapur për studentët: Përdorimi i teknologjisë në të nxënit e bazuar në problem 3. Leksion i hapur për studentët: Programet kompjuterike në shërbim të mësimdhënies dhe mësimnxënies 4. Moduli Master për studentët Master: Përdorimi i teknologjisë në kryerjen e kërkimit Në këtë takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimet e mundshme mes Kolegjit Universitar Bedër dhe Universitetit të North Dakota në SHBA.
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2023 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri