Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • COVID -19
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
      • Kalendari i mbledhjeve
    • Rektorati
      • Rektorati
      • Kalendari i mbledhjeve
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2021-2022
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
      • Zyra e Shёrbimit Psiko-Social dhe Shёndetёsor
    • Sekretaria Mësimore
    • Studentët e Huaj
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”
  • PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS +

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • The Young Economist Essay
  • Arta Dade në Bedër, zgjedhja e Presidentit dhe integrimi në BE
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Shpallen fituesit e esesë në gjuhën angleze

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, për të gjashtin vit radhazi, organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin e esesë në anglisht për nxënësit e shkollave të mesme. Në konkursin me temë: “Si ka ndikuar globalizimi në edukim dhe mundësitë e edukimit në botë”, morën pjesë 147 nxënës nga 32 shkolla të mesme, publike dhe private. Programi filloi me fjalën përshëndetëse të Kreut të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Dr. Lokman Coşkun, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit dhe pjesëmarrësit në konkurs, duke theksuar rëndësinë e shkrimit në organizimin e mendimeve, ndjenjave, dhe ideve, si dhe përmirësimin e aftësive të komunikimit në anglisht. Më pas fjalën e mori Zv. Rektori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe njëkohësisht Lektor në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Dr. William K. Martin. Ai prezantoi temën “Elementet e Shkrimit Akademik”, ku rëndësi të veçantë i dha psikologjisë së shkrimit, procesit të ideimit, strukturës së esesë dhe paragrafit, dhe më e rëndësishmja: plagjiatura dhe frika më e madhe e një studenti- një fletë bosh. Ceremonia u mbyll me ndarjen e çmimeve. Esetë më të mira nga shkollat publike u shpallën ato të: Emiliano Simakut, Eljo Lekës dhe Mikela Sulës; përkatësisht nga Gjimnazi “Ismail Qemali”, Tiranë. Tre më të mirët nga shkollat private ishin: Breana Shehetila nga Kolegji “Turgut Özal”, Antonio Bitri nga Instituti “Harry Fultz” dhe Aurora Mana nga Kolegji “Mehmet Akif”. Eseja më e mirë e gjithë konkursit u shpall ajo e nxënëses Era Kasmi nga Kolegji “Turgut Özal”, Tiranë. Fituesit përfitojnë bursë të plotë nga Kolegji Universitar Bedër, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë u vlerësuan me certifikatë pjesëmarrjeje.

Kolegji Universitar Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Strugës.

Kolegji Universitar Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Strugës. Sot në ambientet e Komunës së Strugës një delegancion i KU Bedër të kryesuar nga Prof. Dr. Ferdinand Gjana zhvilluan një takim me përfaqësues të administratës komunale si dhe Drejtorin e NP ”Proaqua”. Takimi kishte për qëllim lidhjen e një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve në fushën e arsimit, shkëmbimin e përvojave të studentëve, realizimin e punës praktike si dhe bashkëpunime të tjera ndërkufitare në kuadër të IPA fondeve. Prof. Dr. Ferdinand Gjana prezantoi të gjitha programet të cilat ofron Kolegji Universitar Bedër, llojet e ndryshme të bursave, si dhe bashkepunimet e ndryshme me disa bashki dhe komuna, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.  

Studentët e KU Bedër, vizitë në Prokurorinë e Përgjithshme

Studentët e programit Master në Drejtësi, të profileve “E Drejtë Penale” dhe “E Drejtë Ndërkombëtare”, zhvilluan sot një vizitë studimore në Prokurorinë e Përgjithshme. Në këtë vizitë ata ishin të shoqëruar nga Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe nga lektorja Ermira Shkreta. Gjatë vizitës u mbajt një diskutim me Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, z. Adnan Xholi, ku u fol rreth temës: “Reforma në drejtësi dhe impakti i saj në institucionin e prokurorisë”.

Studenti ekselent përzgjidhet për t'u bërë pjesë e Agjencisë së Investimeve të Huaja

Hysni Kafazi, i diplomuar për gjuhë dhe letërsi angleze në KU Bedër, është një nga 12 ekselentët me mesatare 10.0 që u përzgjodhën për t'u bërë pjesë e Agjencisë së Investimeve të Huaja, të cilët do të kontribuojnë si përfaqësues të agjencisë, në kryeministri e në ministritë përkatëse, në komunikimin dhe ndërveprimet e qeverisë, me subjektet e interesuara për të investuar në Shqipëri. 

Drejtuesit e KU Bedër, vizitë në KMSH

Drejtuesit e Kolegjit Universitar Bedër zhvilluan një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku delegacioni i kryesuar nga Rektori, Prof. Dr. Gjana, u prit nga Kryetari, H. Bujar Spahiu. Ata i shprehen atij urimet me rastin e zgjedhjes së tij në krye të KMSH-së.      Gjatë takimit u prekën një sërë tematikash në lidhje me ecurinë e deritanishme të KU Bedër, si dhe bashkëpunimet e ardhshme në fushën e arsimit të lartë. Kryetari Spahiu i falënderoi përzemërsisht ata për vizitën dhe i uroi për ecurinë e mëtejshme të universitetit.

Studentët e edukimit, vizitë në Kolegjin “Turgut Ozal”

Sot ishte një ditë e veçantë për studentët e Departamentit të Edukimit, të cilët në bashkëpunim me Drejtorinë e Marrëdhënieve me Studentët, zhvilluan një vizitë në Kolegjin “Turgut Ozal”, Tiranë. Studentët e vitit të dytë të programeve Bachelor në Arsim Fillor dhe Parashkollor, si edhe studentët e vitit të dytë dhe të tretë të programit Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji, kaluan disa orë vëzhgimi në klasat e ciklit fillor të kolegjit. Të gjithë studentët treguan mjaft interes për të parë nga afër praktikat mësimore që zhvillojnë mësuesit dhe mënyrën e organizimit të aktiviteteve gjatë procesit të mësimdhënies. Gjithashtu, në fund të vizitës, disa prej mësueseve të Kolegjit “Turgut Ozal” zhvilluan një bisedë të hapur me studentët e Departamentit të Shkencave të Edukimit, për të ndarë me ta disa këshilla të vlefshme të fituara nga eksperienca e tyre e gjatë profesionale. Studentët njëkohësisht kuptuan edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi mes triadës “mësues-nxënës-prind”, e ndërthurur kjo edhe me rolin e psikologut shkollor, për të trajtuar problematika specifike në mbarëvajtjen e procesit të edukimit të nxënësve, sidomos të atyre me nevoja të veçanta dhe aftësi ndryshe.

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë është një program trajnimi tri-ditor i dizajnuar për studentët universitar dhe pasuniversitar nga të gjitha universitetet publike dhe private në Shqipëri. Ky program është i hapur për pjesëmarrësit nga të gjitha programet e studimit në shkencat shoqërore dhe shkencat humane. Programi do të përbëhet nga leksione, diskutime, prezantime studentore, leksione nga ekspertë të huaj dhe vizita në komunitetet fetare dhe objektet e kultit. Projekti është i frymëzuar nga Studimi i Institutit Amerikan mbi Pluralizmin Fetar në Shtetet e Bashkuara. Ky është një program pilot që do të transformohet në një institut veror apo dimëror për pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe rajoni. Qëllimi i programit është të sigurojë bazat e nevojshme historike dhe teorike mbi studimin e lirisë fetare dhe të demokracisë, të diskutojë specifikat e situatës në Shqipëri dhe të angazhojë studentët në eksplorimin e mënyrave për të rritur harmoninë fetare në Shqipëri. Programi do të përfshijë tema që lidhen me bazat religjoze dhe filozofike të tolerancës dhe lirisë së besimit, origjinën historike të lirisë së besimit, zgjidhjet gjyqësore dhe politike karshi konflikteve midis lirisë së besimit dhe të drejtave të tjera njerëzore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke i trajtuar me shembuj konkret nga vende të ndryshme të botës. Në program do të ligjërojnë përfaqësues nga bota akademike me experience ndërkombëtare, ekspertë të fushës, përfaqësuesit diplomatikë etj. Vecanërisht theksojmë pjesmarrjen në aktivitet të studjuesve të tillë si: Prof Leonard Switler, Instituti i Dialogut në Universitetin e Tempullit, Rebecca K Mays, Universiteti Temple, SHBA (nëpërmjet skype ose DVC) etj. Kriteret e aplikimit   Aplikantët duhet • Të jenë studentë te nivelit Bachelor, Master ose Doktoraturë nga universitetet publike ose private në Shqipëri • Të demonstrojnë një status të mirë akademik • Të njohin gjuhën angleze në nivelin B2 Të angazhohen për të marrë pjesë në të gjitha sesionet e programit dhe të jenë aktivë   Procesi i aplikimit                Aplikimi përfshin dorëzimin e: Letër Motivimit (Max. një faqe, madhësia e shkronjave Times New Roman 12) Jetëshkrimit, CV-së (Max. dy faqe, Madhësia e shkrimit Times New Roman 12) Vërtetimit të “statusit të studentit”, lëshuar nga universiteti Dokumentit që provon zotërimin e gjuhës angleze (nëse është e mundur)   Të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre me e-mail në adresën elektronike [email protected]  jo më vonë se 20 prill 2019, 17:00. Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të bashkangjiten në email me subject: Aplikim për Institutin e Lirisë së Besimit dhe Demokracinë.   Kohëzgjatja e Programit: Mars - Maj 2019   Faza 1: Lançimi i programit dhe përzgjedhja e studentëve:   19 Mars: Njoftimi i Thirrjes për Aplikim 20 Prill :   Afati i Aplikimit 20-30 prill: Rishikimi dhe përzgjedhja e aplikantëve 2 maj: Njoftimi i fituesve të programit 5 maj: Afati i fundit për studentët për të konfirmuar pjesëmarrjen 7-10 Maj: Dorëzimi i materialeve të leximit studentëve pjesëmarres.   Faza 2: Maj 22:                       Dita e Hapjes së Programit Maj 23-25:                 Zhvillimi i Programit   Draft programi i Trajnimit (Në Gjuhën Angleze)   Wednesday, May 22, 2:00 pm   Opening Reception   Thursday, May 23        Welcome and Introductions: Introduction of staff and program          Lecture: Religious Communities in Albania and the Organization of Religious Institutions                    The relations of State and Religion in Albania (State Committee of cults) Site visit to a religious community Peer2Peer: Countering Violent Extremism (P2P:CVE) student projects presentations              Friday, May 24 Religious Freedom and Human Rights in US (Speaker TBA with U.S embassy) Round Table: Religions, Freedoms and Democracy The Perspective of Islam on Religious Freedom and Democracy The Perspective of Catholic Church on on Religious Freedom and Democracy The Perspective of Orthodox Church on Religious Freedom and Democracy Questions and Discussion Site visit to a religious community Activity with students (Movie screening) Working dinner with special guests (TBC)   Saturday, May 25                     Round Table: “Freedoms, Human Rights and Democracy” “Religious Freedom and Democracy: Different Countries perspectives”         Ceremonia e Mbylljes   Informacion mbi Vendin dhe Kontaktet: Kolegji Universitar Beder Adresa: Rruga Jordan Misja, Tiranë, Shqipëri Tel: +35542419222   Programi do të zhvillohet në: Tiranë, Shqipëri      

Studentët takim me të diplomuarit në Psikologji Këshillimit dhe Pedagogji

Departamenti i Shkencave të Edukimit, programi Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarëve, organizoi një aktivitet në formë bashkëbisedimi mes ish-të diplomuarve të programit “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji” dhe studentëve aktualë të cilët studiojnë në të njëjtin program në Bedër. Të ftuarat në këtë takim ishin: Fabiola Rukaj, Psikologe në shkollën 9-vjecare “Turgut Ozal” Tiranë, Ana Troka, Psikologe Këshillimi në studio private, dhe Heseva Serjani, studente masteri në Universitetin e Sheffield-it në Selanik, Greqi. Të ftuarat diskutuan rreth eksperiencës së tyre si studente të huaja jashtë vendit, por edhe rreth eksperiencës së tyre si studente në universitete të tjera brenda vendit dhe eksperiencës si profesioniste të reja në fushën e tyre. Bashkëbisedimi ngjalli shumë interes tek studentët, të cilët pyesnin vazhdimisht sidomos për eksperiencën e tyre si psikologe të reja dhe sfidat e profesionit. Aktiviteti përfundoi me dëshirën dhe interesimin e studentëve për të kontaktuar me ish-të diplomuarat më tej, për më shumë informacion rreth jetës së tyre profesionale.  
  • <
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2022 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri