Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2022-2023
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
      • Zyra e Shёrbimit Psiko-Social dhe Shёndetёsor
    • Sekretaria Mësimore
    • Studentët e Huaj
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”
  • PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS +

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”
  • Java Botërore e Sipërmarrjes
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Studentët takim me të diplomuarit në Psikologji Këshillimit dhe Pedagogji

Departamenti i Shkencave të Edukimit, programi Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarëve, organizoi një aktivitet në formë bashkëbisedimi mes ish-të diplomuarve të programit “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji” dhe studentëve aktualë të cilët studiojnë në të njëjtin program në Bedër. Të ftuarat në këtë takim ishin: Fabiola Rukaj, Psikologe në shkollën 9-vjecare “Turgut Ozal” Tiranë, Ana Troka, Psikologe Këshillimi në studio private, dhe Heseva Serjani, studente masteri në Universitetin e Sheffield-it në Selanik, Greqi. Të ftuarat diskutuan rreth eksperiencës së tyre si studente të huaja jashtë vendit, por edhe rreth eksperiencës së tyre si studente në universitete të tjera brenda vendit dhe eksperiencës si profesioniste të reja në fushën e tyre. Bashkëbisedimi ngjalli shumë interes tek studentët, të cilët pyesnin vazhdimisht sidomos për eksperiencën e tyre si psikologe të reja dhe sfidat e profesionit. Aktiviteti përfundoi me dëshirën dhe interesimin e studentëve për të kontaktuar me ish-të diplomuarat më tej, për më shumë informacion rreth jetës së tyre profesionale.  

KMSH-Bedër, promovojnë librin “Argumentet bazë të Fikhut Hanefi”

Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, promovuan librin “Argumentet bazë të Fikhut Hanefi”, botim i KMSH-së. Aktiviteti u çel me fjalët përshëndetëse nga Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, si dhe Drejtorit të Kulturës dhe Arsimit në KMSH, z. Dorian Demetja. Në këtë aktivitet i ftuar special ishte z. Redin Quku, myfti i Durrësit. Z. Quku, analizoi veprën në mënyrë të detajuar duke cekur edhe çështjet të cilat sot konsiderohen si problematike dhe jo lehtë të kuptueshme për masën e gjerë. Ai gjithashtu shpalosi punën e vyer që autori ka bërë me përpilimin e kësaj vepre, ku nuk la pa falënderuar edhe përkthyesin e kësaj vepre i cili ishte prezent gjatë promovimit. Gjatë këtij takimi u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm, ku si lektorët, ashtu edhe studentët shprehën eksperiencat, mbresat dhe pyetjet e tyre drejtuar panelistëve rreth veprës që u promovua, si dhe rreth tematikave të trajtuara.  

AWEN - Aktivitet ndërgjegjësues dhe informues në Bedër

Departamenti i Shkencave të Edukimit në bashkëpunim me Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) organizoi Forumin Tematik: “Dhuna në marrëdhëniet intime në adoleshencë në Shqipëri” ku të ftuar ishin përfaqësues të AWEN. Ky forum u organizua në vazhdën e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe informuese që zhvillohen në kuadër të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Trajtimi i kësaj tematike mori shkas nga publikimi i studimit të parë kombëtar me të njëjtën temë, realizuar nga AWEN me mbështetjen e Agjensisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim – Sida. Gjatë takimit, Dokt. Ana Uka, një nga studiueset e këtij projekti u shpjegoi studentëve gjetjet kryesore të studimit. Në këtë studim kishin marrë pjesë 1036 të rinj të moshës 16-19 vjeç të shkollave të mesme publike në Shqipëri, të cilët kishin vetë-raportuar të dhëna për jetën e tyre intime. Diskutimi u zhvillua mbi perceptimin e të rinjve shqiptarë rreth një temë që konsiderohet tabu në Shqipëri. Në fund të takimit studentët kishin mundësinë të shprehnin mendimet e tyre në lidhje me temën, si dhe të tregonin eksperienca nga jeta e tyre personale.  

Workshop, metodat kreative të mësimdhënies së anglishtes

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër organizoi një workshop në lidhje me metodat e fundit kreative të mësimdhënies së anglishtes, ku pjesëmarrës ishin mësues të shkollave publike dhe private në Tiranë. “Proverbat - metoda universale e mësimdhënies së gjuhës angleze” dhe “Mësimdhënia e gjuhës angleze nëpërmjet letërsisë për fëmijë”, ishin dy temat kryesore të trajtuara në këtë workshop nga lektorët Mitesh Patel dhe William K. Martin. Pjesëmarrësve, në emër të të gjithë stafit, fillimisht u uroi mirëseardhjen përgjegjësi i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Dr. Lokman Coşkun, i cili vlerësoi nevojën e trajnimeve të vazhdueshme për mësuesit e kësaj gjuhe.

Koncert folklorik për të përmbyllur fushatën "Ruaj traditën, festo shqip"

Muzika popullore është pjesë e ditëve, dhe ndoshta jo çdo ditë merr vëmendjen e duhur, vlerësimin e merituar, por ajo është pjesë e pandarë e jetës së çdo shqiptari dhe si e tillë ka rrëmbyer vëmendjen e studentëve në masterin shkencor për Marrëdhënie Publike dhe Gazetari në Kolegjin Universitar Bedër. Në kuadër të fushatës studentore “Ruaj traditën, festo shqip” u organizua koncerti përmbyllës me  pjesëmarrjen e shumë artistëve të njohur profesionistë (këngëtarë, instrumentistë e grupe valltarësh), përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare. Ky koncert shërbeu si aktivitet përmbyllës i një numri të gjatë takimesh e aktivitetesh për folklorin. Nën moderimin e Eraldo Rexhës, Isida Mollaymerit dhe Iris Hazizaj koncerti u hap me vallen çame, kushtuar traditës së bukur shqiptare. Në skenën e Universitetit të Artve performuan artistët më të mirë shqiptarë të këngës popullore si Irini Qirjako, Irma Libohova, Sabahete Vishnja, Lirie Rasha, Vera Laçi, Petrit Lulo, Vojsava Alia, Anxhela Hamati, grupi polifonik nga Vlora etj. Midis performancave të këngëtarëve të shkëlqyer nuk mund të mungonin vallet tona të magjike, të realizuara me mjeshtëri nga disa grupe nën kujdesin e koreografëve më të mirë si; Andrea Kokeri, Lindita Kaimi, Avni Ndreu, Bujar Gorenca, Tada Dance, si dhe grupet nga gjimnazet e Kamzës dhe gjimnazi Don Bosko. Studentët e Kolegjit Universitar Bedër bënë të mundur sjelljen e çdo vlere artistike në skenë duke përfshirë edhe instrumentistët e njohur si violinisti Ervin Gonxhi, flautistja e njohur Anxhela Kapja dhe lahutisti Gjin Peplokaj, të cilët i shtuan ngjyrat dhe bukurinë këtij koncerti në sallën e mbushur plot me spektatorë të të gjitha moshave, të cilët mbetën shumë të kënaqur dhe, të emocionuar shprehën dëshirën që aktivitete të tilla nuk duhet t’i mungojnë publikut shqiptar, pasi shpalosin dhe transmetojnë vlerat e historisë dhe artit shqiptar ndër breza, aq të nevojshme për të ruajtur lidhjet me traditën dhe rrugën e bërë ndër shekuj.  Koncerti u përmbyll më përshëndetjen e studentëve të vitit të dytë master shkencor në Marrëdhënie Publike dhe Gazetari të cilët prej 4 muajsh nën kujdesin e lektores Edlira Mali kanë punuar për të realizuar një seri aktivitetesh në kuadrin e fushatës ndërgjegjësuese “Ruaj traditën, festo shqip”.

Trajnimi: “Të krijojmë një Kulturë Pozitive në Klasë”, të ftuar profesorët Meyers dhe Griffiths

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër , organizoi një trajnim në lidhje me menaxhimin e klasës, me temë: “Të krijojmë një Kulturë Pozitive në Klasë” Të ftuar në këtë seminar ishin profesorët Meyers dhe Griffiths, aktualisht mësues të sistemit parashkollor dhe fillor në shkollën ndërkombëtare “MIST”. Gjatë trajnimit profesorët shpjeguan rëndësinë e krijimit të një atmosfere pozitive dhe mikpritëse në klasë, me qëllim mundësimin e një procesi efektiv të mësimnxënies. Një rëndësi të veçantë iu kushtua demonstrimit të praktikave mësimore që ndihmojnë mësuesit në vendosjen e disiplinës dhe rutinës gjatë procesit mësimor , motivimit te studentëve si dhe nxitjes së krijimtarisë tek to. Me interes ishin aktivitet internateve që profesorët zhvilluan gjatë trajnimit me studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, me qëllim vënien në praktikë të njohurive të prezantuara.  

Cikli i seminareve “Kur librat flasin”, i ftuar z. Xhemal Balla

Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me klubin studentor “Mesazhi i Jetës” dhe Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në kuadër të vazhdimit të ciklit të seminareve “Kur librat flasin”, zhvilluan ditën e sotme, më 30. 01. 2019 takimin e VIII, ku u zhvillua Promovimi i dy librave nga Botimet e KMSH-së Tefsiri i Sures “Fatiha” dhe Edukimi, Proces i Formimit të Njeriut si Qenie Njerëzore, me autor z. Xhemal Balla. Aktiviteti u çel me fjalët përshëndetëse nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Përgjegjësit të Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja, dhe Drejtorit të Kulturës dhe Arsimit në KMSH, z. Dorian Demetja. Në këtë aktivitet i ftuar special ishte z. Xhemal Balla, i cili dha informacion më të detajuar rreth punimit të tij dhe bashkëpunimit të frytshëm me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm, ku si lektorët, ashtu edhe studentët shprehën eksperiencat, mbresat dhe pyetjet e tyre drejtuar të profesorëve të pranishëm në seminar rreth veprave që u promovuan si dhe rreth tematikave lidhur me to.  

Brajan Sukaj, fitues në Panairin e Librit 2019, i ftuar në Bedër

Shkrimtari dhe fituesi i çmimit të panairit "Tirana 2019" me romanin “Ciklopi”  Brajan Sukaj, ishte i ftuar nga Klubi i Librit në Kolegjin Universitar Bedër. Takimi u hap nga pedagogu Agron Tufa, i cili bëri një panoramë të thukët të subjektit, tematikës ndërkohë që shprehu vlerësimin e tij për shkrimtarin e romanit. “Dashuria amnore është e parëlindura, sublime dhe e aftë për çdo lloj sakrifice. Këtë sakrificë na e tregon përmes romanit”, tha Tufa. Më tej u  diskutuan vështirësitë e procesit të shkrimit, dilemat, dhe premisat që merr autori, ndërsa z. Sukaj e cilësoi romanin e tij si logjikë e letërsisë amerikane, "Show but don't tell", duke pasur parasysh që në roman gjërat shfaqen edhe pse nuk thuhen. Z. Sukaj u shpreh se romani trajton tematikën e të ndryshmit që përjashtohet nga shoqëria. Ndërsa letërsinë e cilësoi si plotësuese e historisë mbi gjërat që ndodhin, kanë ndodhur ose kanë gjasë të ndodhin. Në fund të takimit u zhvillua një bashkëbisedim me studentët të cilët kishin kuriozitet mbi tematikën e trajtuar në roman dhe stilin e shkrimit.  
  • <
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2023 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri