Studentët e edukimit, vizitë në Kolegjin “Turgut Ozal”
Sot ishte një ditë e veçantë për studentët e Departamentit të Edukimit, të cilët në bashkëpunim me Drejtorinë e Marrëdhënieve me Studentët, zhvilluan një vizitë në Kolegjin “Turgut Ozal”, Tiranë. Studentët e vitit të dytë të programeve Bachelor në Arsim Fillor dhe Parashkollor, si edhe studentët e vitit të dytë dhe të tretë të programit Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji, kaluan disa orë vëzhgimi në klasat e ciklit fillor të kolegjit.
Të gjithë studentët treguan mjaft interes për të parë nga afër praktikat mësimore që zhvillojnë mësuesit dhe mënyrën e organizimit të aktiviteteve gjatë procesit të mësimdhënies. Gjithashtu, në fund të vizitës, disa prej mësueseve të Kolegjit “Turgut Ozal” zhvilluan një bisedë të hapur me studentët e Departamentit të Shkencave të Edukimit, për të ndarë me ta disa këshilla të vlefshme të fituara nga eksperienca e tyre e gjatë profesionale.
Studentët njëkohësisht kuptuan edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi mes triadës “mësues-nxënës-prind”, e ndërthurur kjo edhe me rolin e psikologut shkollor, për të trajtuar problematika specifike në mbarëvajtjen e procesit të edukimit të nxënësve, sidomos të atyre me nevoja të veçanta dhe aftësi ndryshe.
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë është një program trajnimi tri-ditor i dizajnuar për studentët universitar dhe pasuniversitar nga të gjitha universitetet publike dhe private në Shqipëri. Ky program është i hapur për pjesëmarrësit nga të gjitha programet e studimit në shkencat shoqërore dhe shkencat humane. Programi do të përbëhet nga leksione, diskutime, prezantime studentore, leksione nga ekspertë të huaj dhe vizita në komunitetet fetare dhe objektet e kultit.
Projekti është i frymëzuar nga Studimi i Institutit Amerikan mbi Pluralizmin Fetar në Shtetet e Bashkuara. Ky është një program pilot që do të transformohet në një institut veror apo dimëror për pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe rajoni. Qëllimi i programit është të sigurojë bazat e nevojshme historike dhe teorike mbi studimin e lirisë fetare dhe të demokracisë, të diskutojë specifikat e situatës në Shqipëri dhe të angazhojë studentët në eksplorimin e mënyrave për të rritur harmoninë fetare në Shqipëri.
Programi do të përfshijë tema që lidhen me bazat religjoze dhe filozofike të tolerancës dhe lirisë së besimit, origjinën historike të lirisë së besimit, zgjidhjet gjyqësore dhe politike karshi konflikteve midis lirisë së besimit dhe të drejtave të tjera njerëzore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke i trajtuar me shembuj konkret nga vende të ndryshme të botës.
Në program do të ligjërojnë përfaqësues nga bota akademike me experience ndërkombëtare, ekspertë të fushës, përfaqësuesit diplomatikë etj. Vecanërisht theksojmë pjesmarrjen në aktivitet të studjuesve të tillë si: Prof Leonard Switler, Instituti i Dialogut në Universitetin e Tempullit, Rebecca K Mays, Universiteti Temple, SHBA (nëpërmjet skype ose DVC) etj.
Kriteret e aplikimit
Aplikantët duhet
• Të jenë studentë te nivelit Bachelor, Master ose Doktoraturë nga universitetet publike ose private në Shqipëri
• Të demonstrojnë një status të mirë akademik
• Të njohin gjuhën angleze në nivelin B2
Të angazhohen për të marrë pjesë në të gjitha sesionet e programit dhe të jenë aktivë
Procesi i aplikimit
Aplikimi përfshin dorëzimin e:
Letër Motivimit (Max. një faqe, madhësia e shkronjave Times New Roman 12) Jetëshkrimit, CV-së (Max. dy faqe, Madhësia e shkrimit Times New Roman 12) Vërtetimit të “statusit të studentit”, lëshuar nga universiteti Dokumentit që provon zotërimin e gjuhës angleze (nëse është e mundur)
Të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre me e-mail në adresën elektronike irfd@beder.edu.al jo më vonë se 20 prill 2019, 17:00. Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të bashkangjiten në email me subject: Aplikim për Institutin e Lirisë së Besimit dhe Demokracinë.
Kohëzgjatja e Programit: Mars - Maj 2019
Faza 1: Lançimi i programit dhe përzgjedhja e studentëve:
19 Mars: Njoftimi i Thirrjes për Aplikim
20 Prill : Afati i Aplikimit
20-30 prill: Rishikimi dhe përzgjedhja e aplikantëve
2 maj: Njoftimi i fituesve të programit
5 maj: Afati i fundit për studentët për të konfirmuar pjesëmarrjen
7-10 Maj: Dorëzimi i materialeve të leximit studentëve pjesëmarres.
Faza 2:
Maj 22: Dita e Hapjes së Programit
Maj 23-25: Zhvillimi i Programit
Draft programi i Trajnimit (Në Gjuhën Angleze)
Wednesday, May 22, 2:00 pm
Opening Reception
Thursday, May 23
Welcome and Introductions: Introduction of staff and program
Lecture: Religious Communities in Albania and the Organization of Religious Institutions
The relations of State and Religion in Albania (State Committee of cults)
Site visit to a religious community
Peer2Peer: Countering Violent Extremism (P2P:CVE) student projects presentations
Friday, May 24
Religious Freedom and Human Rights in US (Speaker TBA with U.S embassy)
Round Table: Religions, Freedoms and Democracy
The Perspective of Islam on Religious Freedom and Democracy
The Perspective of Catholic Church on on Religious Freedom and Democracy
The Perspective of Orthodox Church on Religious Freedom and Democracy
Questions and Discussion
Site visit to a religious community
Activity with students (Movie screening)
Working dinner with special guests (TBC)
Saturday, May 25
Round Table: “Freedoms, Human Rights and Democracy”
“Religious Freedom and Democracy: Different Countries perspectives”
Ceremonia e Mbylljes
Informacion mbi Vendin dhe Kontaktet:
Kolegji Universitar Beder
Adresa: Rruga Jordan Misja,
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542419222
Programi do të zhvillohet në:
Tiranë, Shqipëri
Studentët takim me të diplomuarit në Psikologji Këshillimit dhe Pedagogji
Departamenti i Shkencave të Edukimit, programi Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarëve, organizoi një aktivitet në formë bashkëbisedimi mes ish-të diplomuarve të programit “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji” dhe studentëve aktualë të cilët studiojnë në të njëjtin program në Bedër. Të ftuarat në këtë takim ishin: Fabiola Rukaj, Psikologe në shkollën 9-vjecare “Turgut Ozal” Tiranë, Ana
Troka, Psikologe Këshillimi në studio private, dhe Heseva Serjani, studente masteri në Universitetin e Sheffield-it në Selanik, Greqi.
Të ftuarat diskutuan rreth eksperiencës së tyre si studente të huaja jashtë vendit, por edhe rreth eksperiencës së tyre si studente në universitete të tjera brenda vendit dhe eksperiencës si profesioniste të reja në fushën e tyre. Bashkëbisedimi ngjalli shumë interes tek studentët, të cilët pyesnin vazhdimisht sidomos për eksperiencën e tyre si psikologe të reja dhe sfidat e profesionit. Aktiviteti përfundoi me dëshirën dhe interesimin e studentëve për të kontaktuar me ish-të diplomuarat më tej, për më shumë informacion rreth jetës së tyre profesionale.
KMSH-Bedër, promovojnë librin “Argumentet bazë të Fikhut Hanefi”
Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, promovuan librin “Argumentet bazë të Fikhut Hanefi”, botim i KMSH-së.
Aktiviteti u çel me fjalët përshëndetëse nga Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, si dhe Drejtorit të Kulturës dhe Arsimit në KMSH, z. Dorian Demetja.
Në këtë aktivitet i ftuar special ishte z. Redin Quku, myfti i Durrësit. Z. Quku, analizoi veprën në mënyrë të detajuar duke cekur edhe çështjet të cilat sot konsiderohen si problematike dhe jo lehtë të kuptueshme për masën e gjerë. Ai gjithashtu shpalosi punën e vyer që autori ka bërë me përpilimin e kësaj vepre, ku nuk la pa falënderuar edhe përkthyesin e kësaj vepre i cili ishte prezent gjatë promovimit.
Gjatë këtij takimi u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm, ku si lektorët, ashtu edhe studentët shprehën eksperiencat, mbresat dhe pyetjet e tyre drejtuar panelistëve rreth veprës që u promovua, si dhe rreth tematikave të trajtuara.