Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2022-2023
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
      • Zyra e Shёrbimit Psiko-Social dhe Shёndetёsor
    • Sekretaria Mësimore
    • Studentët e Huaj
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”
  • PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS +

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”
  • Java Botërore e Sipërmarrjes
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
Home / Lajme / Lajme / Konferenca

Konferenca

Zhvillohet Konferenca e 6-të Ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsië Angleze

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze organizoi për të gjashtin vit radhazi Konferencën Ndërkombëtare mbi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze. Edicioni i këtij viti bashkoi studiues dhe akademikë me një përfaqësim prej 28 artikujsh nga 38 autorë: 14 ndërkombëtarë dhe 24 shqiptarë. Konferenca përbëhej nga një seancë plenare e ndjekur nga 5 seanca paralele ku prezantuesit patën mundësinë të trajtonin tema që varionin nga letërsia botërore dhe kritika, te mësimdhënia, gjuhësia, historia dhe kultura. Qëllimi kryesor i ICELL është të ofrojë një mundësi për akademikët dhe profesionistët që të vijnë së bashku dhe të mësojnë nga njëri-tjetri, si dhe të ofrojë një vend për t'u takuar dhe për të bashkëvepruar me përfaqësues brenda dhe jashtë disiplinave të tyre. ICELL filloi në 2015, dhe që atëherë ka pasur 116 punime nga 205 autorë nga 29 vende të ndryshme të botës.

Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare në Shkenca Sociale dhe Edukim

Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit, si dhe Departamenti i Shkencave të Edukimit në Kolegjin Universitar Bedër, zhvilluan Konferencën e 7-të Ndërkombëtare në fushën e Shkencave Sociale dhe Edukimit ICESS 2019. Ky aktivitet edhe këtë vit mblodhi së bashku akademikë dhe studiues nga 4 vende të ndryshme të rajonit dhe Europës, ku u prezantuan 40 punime origjinale me ndikim në fushën e shkencave sociale dhe edukimit. Punimet e konferencës u përshëndetën nga Dekania e Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani ,e cila pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në aktivitet, theksoi rëndësinë e trajtimit të qasjeve të reja në fushën e edukimit dhe atë të shkencave sociale në tërësi. Më tej, Zv/Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit dhe njëkohësisht Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Edukimit, Dr. Arti Omeri , në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh optimist ndaj diskutimit të problematikave dhe qasjeve të reja me të cilat po përballet fusha e edukimit vitet e fundit. Konferenca vazhdoi punimet e saj në sesione të ndryshme. Ndër temat e shumta që u trajtuan nga referuesit pjesëmarrës ishin: “Qasjet teorike mbi zhvillimin e gjuhës tek fëmijët"; "Rëndësia e zhvillimit të inteligjencës emocionale në programet e studimit të përgatitjes së mësuesve"; "Ne i mbajmë mend mësuesit tanë të mirë"; "Perceptimi i shoqërisë shqiptare për fëmijët me Sindromën Down"; "Vetëvlerësimi i performancës në punë"; etj. Punimet e konferencës u ndoqën nga dhjetëra studentë dhe të diplomuar të Departamentit të Shkencave të Edukimit në Kolegjin Universitar Bedër.

Zhvillohet Konferenca e dytë Studentore në shkenca Islame

Studentët e Departamentit të Shkencave Islame organizuan sot konferencën e dytë studentore në Shkenca Islame, me temë: “Aspektet intelektuale në revistën Kultura Islame1939-1946”. Në këtë konferencë u diskutua rreth historikut, vlerës dhe objektivave të kësaj reviste, ku morën pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, drejtori i Medresesë së Tiranës, profesorë dhe studentë të KU Bedër, si dhe nxënës nga Medreseja e Tiranës. Konferenca u çel me lexim Kur’ani nga studenti Abdullah Ziba dhe më pas fjalën përshëndetëse e mori përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja, cili bëri një prezantim të përgjithshëm rreth shtypit dhe periodikut mysliman pas shpalljes së Pavarësisë. Nënkryetari i KMSh-së, z. Lauren Luli foli për sfidat që kanë kaluar vit pas viti organet e Komunitetit Mysliman dhe në veçanti shtypi islam. Po ashtu ai foli mbi nevojën e njohjes së revistave të vjetra, të cilat do ta pasurojnë botën tonë me historitë dhe kontributin që kanë lënë paraardhësit tanë. Fjalën përshëndetëse e mori dhe drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi, i cili fjalimin e tij e fokusoi në rolin që luajnë periodikët në jetën e të rinjve, kontributin që ata mund të shfaqin me talentet e tyre, etj. Më pas konferenca vijoi punën me dy seanca, ku studentët referuan lidhur me punimet e tyre.

Zhvillohet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare në Studimet Islame

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjit Universitar Bedër zhvilloi Konferencën e Dytë Ndërkombëtare në Studimet Islame (ISCON), me temë: “Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam”. Kjo konferencë u zhvillua në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe me Këshillin Botëror të Komuniteteve Myslimane. Konferenca mblodhi së bashku studiues nga vende të ndryshme të botës, akademikë, përfaqësues të institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe studentë.       Në seancën përshëndetëse ishin të pranishëm H. Skender Bruçaj, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, Rektor i Kolegjit Universitar Bedër, Dr. Mohammed Bechari, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, si dhe znj. Loreta Aliko, Kryetare e Komitetit Shtetëror për Kultet.       Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i KMSH-së, z. Bruçaj, u ndal në punën dhe kontributin e deritanishëm të institucionit që ai përfaqëson në ndërgjegjësimin e shoqërisë për rëndësinë dhe rolin jetik të gruas në stabilitetin dhe progresin e shoqërisë sonë.   “Në Shqipëri femrat myslimane janë aktive në jetën shoqërore në role të ndryshme, si mësuese, mjeke, inxhiniere, politikane etj, duke ofruar një model dhe një kontribut të rëndësishëm në progresin dhe mbarëvajtjen e shoqërisë sonë. Por, nga ana tjetër, është për të ardhur keq kur sheh se akoma ndeshemi me problemin e dhunës ndaj gruas, dhunës në familje, fakt ky që është një ndër shkaqet kryesore të numrit e lartë të divorceve në vend. Prandaj le të shërbejë kjo konferencë si një tjetër kontribut i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të rolit të gruas në të gjitha sferat e shoqërisë”, tha z. Bruçaj gjatë fjalës së tij.       Sesioni vazhdoi më tej me fjalën përshëndetëse të Rektorit të Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili u përqendrua në kontekstin historik të zhvillimit të figurës së gruas në shoqërinë tonë ndër vite.   “Po të hedhim vështrimin pas dhe të shohim rrethanat historike të zhvillimit të shoqërisë shqiptare, figura e gruas shfaqet në përpjekje të përhershme për të fituar të drejtat e saj në familje dhe në shoqëri. Nisur nga kjo mendoj se të gjithë duhet të kontribuojmë, në forma dhe mënyra të ndryshme, për barazinë e gruas në të gjitha aspektet e jetës sociale. Mendoj se punimet e kësaj konference, ashtu si e shumë platformave të tjera të ngjashme të zhvilluara më parë, do të kontribuojnë akoma më shumë në konsolidimin e mëtejshëm të gruas në të gjitha sferat e jetës publike e sociale të shekullit në të cilin jetojmë”, theksoi Prof. Dr. Ferdinand Gjana.       Ndërsa Dr. Mohammed Bechari, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, si përfaqësues i këtij komuniteti në punimet e konferencës së sotme, falënderoi për bashkëpunimin Kolegjin Universitar Bedër dhe Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, për bashkëpunimin në trajtimin e një teme kaq të veçantë, jo vetëm për shoqërinë shqiptare, por edhe atë globale gjithashtu.   “Referuesit e sotëm do të hedhin dritë mbi tematika të ndryshme që prekin përfshirjen social-kulturore të gruas myslimane në shoqërinë ku ato jetojnë. Një pikë mjaft e rëndësishme e kësaj konference është edhe evidentimi i zgjidhjeve më të aplikueshme për çdo problematikë aktuale të rolit të femrës në shoqërinë e shekullit 21”, tha  Dr. Mohammed Bechari.       Më tej znj. Loreta Aliko, Kryetares së Komitetit Shtetëror për Kultet, ndau me të pranishmit fjalën e saj përshëndetëse.   “Gratë përfaqësojnë një kontingjent të çmuar për çdo sistem politiko - ekonomik, për vetë bagazhin e tyre intelektual, për intuitën e natyrshme që mbartin, për energjitë e pashtershme që posedojnë. Fuqizimi i gruas është parësor për zhvillimin e një shoqërie të shëndoshë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse dhe për përshpejtimin e rritjes ekonomiko - sociale”, tha ndër të tjera znj. Loreta Aliko.       Konferenca u zhvillua më tej me referimin e temave të ndryshme që preknin aspekte të shumëllojshme të rolit të gruas sipas këndvështrimit Islam në shoqërinë e shekullit 21, të tilla si: “Kontributi patriotik, emancipues dhe kulturor i gruas myslimane në historinë e Shqipërisë”, “Divorci dhe dhuna në familje, plagë të shoqërisë moderne”, “Roli gruas në edukimin e brezave, bazuar në revistat kulturore islame”, “Analizë sociologjike e fesë, edukimit dhe familjes: shembulli i rolit të gruas në Islam”, etj.  

Organizohet Konferenca e Katërt Studentore në Shkenca Komunikimi

Departamenti i Shkencave të Komunikimit organizoi sot Konferencën e Katërt Studentore: “Komunikimi në Epokën Dixhitale: Gazetaria, Marrëdhëniet me Publikun dhe Komunikimi Politik”. Në konferencë morën pjesë studentë nga Kolegji Universitar Bedër dhe Universiteti i Tiranës, të cilët paraqitën punimet e tyre. Konferenca mundësoi një platforme diskutimi rreth ndikimit të medias dixhitale në formësimin e politikës, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun. Nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave, studentët kishin mundësinë që të njihen me zhvillimet më të fundit në këtë fushë, me sfidat dhe përparësitë që ka ndikimi i mediave dixhitale në procesin e komunikimit. Në fund të konferencës studentore u shpërndanë certifikatat për pjesëmarrësit, si dhe iu dha çmimi për punimin më të mirë studentit Alban Tufa, për temën: “Propaganda e përçuar përmes poezisë në revistat ("Bota e re", "Literatura jonë", "Letërsia jonë" dhe "Nëndori") organe të ish-Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë viteve 1945-1955”.

Konferenca e 5-të Ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Kolegji Universitar Bedër në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Burch University dhe British Council, organizuan Konferencën e Pestë Ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Në këtë konferencë pati pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Hollanda, Turqia dhe Amerika. Gjatë seancave paralele të zhvilluara, pati një larmishmëri në prezantimet e punëve kërkimore të akademikëve pjesëmarrës, duke prekur tema dhe çështje të ndryshme, si dhe duke përcjellë ide dhe sugjerime të reja për dëgjuesit. Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze tashmë e ka kthyer në traditë përfshirjen e studentëve duke iu dhënë mundësinë të prezantojnë punët e tyre kërkimore në të tilla konferenca, ku pati një numër të madh pjesëmarrjeje studentore. Prezantimet e tyre patën një impakt mjaft pozitiv si tek studentët e tjerë, ashtu edhe tek akademikët, të cilët kanë tashmë përvojë në këtë fushë.

Konferenca ndërkombëtare mbi dialogun ndërfetar

Kolegji Universitar “Bedër” në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë, Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Kolegjin Universitar “Logos”, si dhe me komunitetet fetare në Shqipëri, organizuan Konferencën Ndërkombëtare mbi Dialogun Ndërfetar: “Shqipëria, Model i Bashkëjetesës Ndërfetare për Evropën?” Në këtë konferencë morën pjesë kryetarët e komuniteteve fetare, klerikë, përfaqësues shtetërorë, akademikë, kërkues e teologë nga Shqipëria dhe Evropa. Konferenca u përshëndet nga ambasadori i Austrisë në Tiranë, z. Johann Sattler, Nunci Apostolik në Shqipëri, z. Charles John Brown dhe ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro. Seanca e parë e Konferencës u moderua nga kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, dhe në panel merrnin pjesë krerët e komuniteteve fetare: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, Kreu i Kishës ortodokse Anastas Janullatos, Kreu i Kishës Katolike, z. George Frendo, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore, z. Ylli Doçi. Në fjalën e tij, kryetari i KMSH-së u shpreh se bashkëjetesa dhe harmonia ndërfetare në Shqipëri është tipar që rrjedh nga pranimi i diversitetit, respektit për përkatësinë e besimeve të ndryshme fetare dhe respektit për vlerat, historinë, dhe trashëgiminë tonë të përbashkët. “Themelimi i shtetit Shqiptar, krahas sakrificave të shumëllojshme, është fryt edhe i kësaj bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare. Sepse mes përfaqësuesve kryesorë që kontribuan në formimin e shtetit Shqiptar ishin edhe prijësit fetarë të besimeve të ndryshme, apo edhe intelektualë të brumosur me besimet tradicionale fetare. Ne kemi trashëguar nga prijësit tanë fetarë, dashurinë për Zotin, për njeriun, dhe respektin për çdo qenie humane, pavarësisht ndasive që mund t’i karakterizojnë ata, si edhe detyrimin fundamental që të jemi në komunikim të vazhdueshëm me besimtarët e feve të tjera dhe te respektojme secilin ne pozicionin e tij”, tha ndër të tjera Bruçaj. Në fund të këtij paneli kryetarët e komuniteteve fetare nënshkruan deklaratën e angazhimit të përbashkët për dialogun ndërfetar në Shqipëri. Më pas konferenca vijoi me panelet e tjera, ku pedagogë nga të tria universitetet, teologë, studiues të huaj referuan me temat e tyre.  

KU Bedër zhvillon ICESS 2018

Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit, Departamenti i Shkencave të Edukimit në Kolegjin Universitar “Bedër”, në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, organizoi për të gjashtin vit radhazi Konferencën Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit dhe në Shkencat Sociale: “Sfidat në Shkencat e Edukimit dhe në Shkencat Sociale për Shekullin e 21-të” .   Në konferencë morën pjesë rreth 40 referues nga 6 vende të ndryshme të botës. ICESS 2018 është një konferencë ndërkombëtare ndërdisiplinore, e cila sjell së bashku studiues, kërkues, lektorë dhe studentë të diplomuar për të shkëmbyer dhe ndarë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe gjetjet e punës së tyre kërkimore, si dhe për të diskutuar mbi sfidat aktuale në fushën e shkencave të edukimit dhe të shkencave sociale dhe zgjidhjet e propozuara për tu përballur me këto sfida. Punimet e konferencës u përshëndetën nga Dekania e Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, dhe drejtuese e konferencës, Prof. As. Dr. Tidita Abdurrahmani, si dhe nga përgjegjësja e Departamentit të Edukimit në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, znj. Eranda Halluni, të cilat parashtruan disa nga problematikat që aktualisht shoqërojnë shkencat e edukimit dhe shkencat sociale në nivel institucionesh arsimore të arsimit të lartë dhe të arsimit parauniversitar. Rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana ndau me të pranishmit rëndësinë dhe frytin që ka organizimi i aktiviteteve të tilla në fushën e edukimit dhe të shkencave sociale dhe vuri theksin mbi rëndësinë e edukimit si promotor kryesor në zhvillimin e ekonomisë dhe sigurimin e stabilitetit social. Ai shprehu besimin e tij se konferenca do të dilte me rekomandime të vlefshme për t’iu përcjellë politikbërësve në fushën e edukimit dhe të shërbimit social. Punimet e kësaj konference i përshëndetën edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që operojnë në fushën e arsimit në Shqipëri, përkatësisht znj. Blerina Celoaliaj, drejtoreshë programesh në “Save the Children Albania”, dhe znj. Brisida Jahaj, eksperte edukimi në “World Vision Albania”. Tematika të tilla si arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës, edukimi global dhe nevoja për të kontribuar në formimin universitar të mësuesve të ardhshëm, u sollën në qendër të diskutimeve të këtyre përfaqësueseve të shoqërisë civile. Në fund znj. Jahaj, e ftuar në cilësinë e folëses kryesore parashtroi studimin e World Vision Albania mbi analfabetizmin funksional, duke e shoqëruar me rekomandime për ndërhyrje sistematike për ta pakësuar këtë fenomen.
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2023 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri