Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • COVID -19
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
      • Kalendari i mbledhjeve
    • Rektorati
      • Rektorati
      • Kalendari i mbledhjeve
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2021-2022
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
      • Zyra e Shёrbimit Psiko-Social dhe Shёndetёsor
    • Sekretaria Mësimore
    • Studentët e Huaj
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”
  • PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS +

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • The Young Economist Essay
  • Arta Dade në Bedër, zgjedhja e Presidentit dhe integrimi në BE
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Vizitë në Universitetin e Vlorës

Përfaqësues të Kolegjit Universitar “Bedër” zhvilluan një takim në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, me qëllim ngritjen e urave të bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve. Delegacioni i kryesuar nga rektori Prof. Dr. Ferdinand Gjana u prit nga rektori i Universitetit të Vlorës, Prof. Dr. Roland Zisi. Në takim u ndanë praktikat më të mira, të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e standardeve bashkëkohore evropiane të cilësisë përmes organizimit të konferencave të përbashkëta shkencore, krijimit të mundësive për shkëmbim midis studentëve, organizimit të programeve të shkollave verore etj.    

Zhvillohet Programi Trajnues për mësuesit e gjuhës angleze

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, zhvilluan Programin Trajnues për mësuesit e gjuhës angleze të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit. Përgjegjësi i Departamentit, Dr.Isa Erbas, në hapje të trajnimit falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë që kanë trajnime të tilla për mësuesit, pasi roli i tyre është shumë i rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj. “Ky është viti i dytë që departamenti ynë zhvillon trajnime për mësuesit e anglishtes, duke ditur rëndësinë që ka përvetësimi i metodave të reja në fushën e mësimdhënies”, u shpreh ai. Znj. Fozilet Simoni, specialiste e kurrikulës dhe cilësisë për gjuhët e huaja në DAR Tiranë, gjatë fjalës së saj shprehu rëndësinë që luajnë trajnime të tilla në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale tek mësuesit e gjuhës angleze. Ajo vlerësoi Kolegjin Universitar "Bedër" për organizimin e trajnimeve të tilla për të dytin vit rresht. Paneli i referuesve përbëhej nga Fozilet Simoni, Tidita Abdurrahmani, Elsa Lici dhe William K. Martin, të cilët trajtuan për të pranishmit temat: “Vlerësimi i të nxënit të nxënësve”, “Leximi digjital në mësimdhënie” dhe “Si të jesh një mësues i mirë”. Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze organizon per të disatën herë aktivitete me natyrë të tillë, si një mundësi e mirë për formimin e vazhdueshëm të mësuesve.  

"Ditët e informimit të maturantëve"

Me organizim nga Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë, zhvillohet aktiviteti "Ditët e informimit të maturantëve", ku të gjithë maturantët e gjimnazeve publike dhe private kanë mundësinë të njihen me degët, programet e studimit dhe kriteret e IAL-ve publike dhe private. Përgjatë 2 javëve, në mjediset e palestrës së shkollës "Qemal Stafa", e pranishme do të jetë edhe stenda e Kolegjit Universitar “Bedër”, ku të gjithë maturantët e interesuar kanë mundësinë të marrin çdo informacion të nevojshëm rreth degëve, tarifave, mundësive të përfitimit të bursave etj. Ju mirëpresim, çdo ditë nga data 19.02.2018 deri më 02.03.2018, ora 14:00 - 18:00!

Festohet me studentët nga Kosova, 10 vjetori i pavarësisë

Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, rektori i Kolegjit Universitar “Bedër” Prof. Dr. Ferdinand Gjana u mblodh në një takim me studentët nga Kosova të cilët studiojnë në “Bedër”. Gjatë takimit Rektori uroi studentët për pavarësinë ndërkohë që i këshilloi ata që të kontribuojnë në vendin e tyre me dije dhe vlera. “Ne si universitet besojmë se ju do të bëheni përcjellës të vlerave që ju kemi edukuar”, shtoi ndër të tjera Prof. Dr. Ferdinand Gjana. Studentët shprehën vlerësimin e tyre për mikpritjen që u është bërë në “Bedër” që në fillimet e studimeve. Ndërkohë që premtuan se do të vlerësojnë mundësitë që po u jepen për për të kontribuar në të ardhmen në vendin e tyre. Në përfundim të takimit rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, tha se për vitin e ri akademik do të jepen 10 bursa studimi për studentët që do të vijnë nga Kosova, në simbol të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Gëzuar Kosovë!  

Shpallet lista e studentëve fitues, për zhvillimin e praktikave profesionale si asistentë kërkimorë

Kolegji Universitar “Bedër” shpall listën e studentëve fitues, të cilët do të angazhohen për zhvillimin e praktikës profesionale si asistentë kërkimorë pranë departamenteve përkatëse ku studiojnë. Ky është viti i dytë që programi zhvillohet në “Bedër”, duke u kthyer në një mundësi të shkëlqyer për studentët më të mirë për të thelluar dijet më tej.   Lista e fituesve është si më poshtë: 1.      Denis Qosja- Departamenti i Shkencave Islame 2.      Aorel Senja- Departamenti i Shkencave Islame 3.      Enxhi Hasmeta- Departamenti i Shkencave Islame 4.      Xhorxhina Seferi- Departamenti i Shkencave Islame 5.      Ermira Merja- Departamenti i  Shkencave të Edukimit 6.      Muhlis Akelma- Departamenti i  Shkencave të Edukimit 7.      Rovena Mydini- Departamenti i  Shkencave të Komunikimit 8.      Ermelinda Gjeci- Departamenti i  Drejtësisë 9.      Ornela Bego- Departamenti i  Drejtësisë 10.  Ergyst Shehu- Departamenti i  Gjuhës dhe Letërsisë Angleze 11.  Indrit Lami- Departamenti i  Gjuhës dhe Letërsisë Angleze  

Studentët e Drejtësisë organizojnë "Gjyq Stimulues"

Në kuadër të lëndës “Sisteme Ligjore të Krahasuara”, studentët e vitit të tretë bachelor të Departamentit të Drejtësisë, organizuan një gjyq simulues me qëllim zbatimin në praktikë të leksioneve që marrin në klasë dhe përshtatjen e tyre me situatat e botës reale. Gjykimi nga një gjyqtar dhe gjykimi i jurisë, është një nga dallimet kryesore të Civil Law dhe Common Law, prandaj është e rëndësishme të kuptohen dallimet midis tyre në mënyrë që të kuptohet më qartë dhe mënyra se si funksionojnë këto dy sisteme ligjore. Gjyqi simulues përmbante pjesën më të madhe të elementeve të një gjykimi real, duke përfshirë trajtimin e dëshmitarëve dhe dëshmive, si dhe dhënien e argumenteve përpara një jurie, e cila do të japë verdiktin përfundimtar. Nëpërmjet këtij projekti studentët patën mundësi të shikojnë në praktikë, mënyrën se si të argumentohet në rastet përpara një jurie dhe të kuptojnë mënyrën se si funksionon gjykimi me juri. Gjyqi simulues u organizua me mbështetjen e studentëve nga Departamenti i Shkencave Islame, Departamenti i Gjuhës dhe Letërisë Angleze, Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Departamenti i Shkencave të Komunikimit, studentët e të cilëve ishin anëtarë të jurisë gjykuese. Në fund të gjyqit simulues, anëtarët e jurisë pas një diskutimi të gjatë dhanë edhe verdiktin përfundimtar mbi rastin e trajtuar.

Klubi studentor “Mesazhi i jetës” organizon seminarin "Kur librat flasin" VI

Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me klubin studentor “Mesazhi i Jetës” në kuadër të vazhdimit të ciklit të seminareve “Kur librat flasin”, zhvilluan ditën e sotme, takimin e gjashtë, ku kanë diskutuar rreth veprës “Tre elementët e strukturës së Fesë Islame” me të ftuar z. Xhemal Balla dhe Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi. Gjatë aktivitetit, nën moderimin e studentit Abdullah Bulku, Prof. Asoc. Dr. Rrahim Ombashi bëri një prezantim të veprës dhe me korpusin fetar, kulturor e shkencor që do mund të gjenim në këtë vepër. Ndërkohë që i ftuari i këtij aktiviteti z. Xhemal Balla, bëri një analizë të përgjithshme të veprës si dhe foli më gjërë rreth tre elementeve të Fesë Islame, siç janë Islami, Imani dhe Ihsani. Ai foli edhe për shkaqet që e kishin shtyrë deri në realizimin e kësaj vepre dhe nevojën e shoqërisë sonë për një vepër të tillë. Libri është i ndërthurur me një pasuri argumentash sa nga burimet bazë të fesë (Kurani dhe Suneti), ashtu edhe nga shkenca dhe historia. Metoda me të cilën autori e prezantoi veprën është e atillë sa libri nuk është synuar vetëm në përmbushjen e nevojave të besimtarve myslimanë, por ai u drejtohet edhe atyre që duan ta studiojnë apo të njihen me argumentet e besimit Islam. Ndërkohë që Z. Balla ftoi të gjithë studentët e Departamentit të Shkencave Islame të shfrytëzojnë materialet e këtij libri por edhe të zgjerojnë hulumtimet e tyre drejt kërkimeve shkencore në të ardhmen. Cikli i seminareve “Kur librat flasin” do të vazhdojë gjatë javëve në vijim me të ftuar të tjerë, të cilët do të analizojnë dhe bashkëbisedojnë me studentët për një sërë veprash të autorëve të ndryshëm.  

"Marrëdhënia e medias me audiencat në epokën digjitale"

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar "Bedër" organizoi ditën e djeshme workshop-in me temë "Marrëdhënia e medias me audiencat në epokën digjitale". Për të diskutuar në panel morën pjesë Monika Stafa, Kryetare e Këshillit të Ankesave në AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive); Thanas Goga, ekspert i matjes së audiencave dhe profesor në Universitetin e Tiranës; Aleksandër Çipa, Kryetari i Unionit të Gazetarëve; Dr. Erlis Çela, përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër; Dr. Edlira Mali, lektore pranë të njëjtit departament, si dhe Doc. Dr. Ramadan Çipuri, lektor në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Gjatë workshop-it panelistët diskutuan në lidhje me audiencat në epokën dixhitale, ndërtimin e një tregu mediatik, etikën dhe deontologjinë e mediave në Shqipëri si dhe për sfidat e gazetarit përballë multimedialitetit në ditët e sotme. Z. Thanas Goga u ndal në rëndësinë që ka ndërtimi i një modeli të gjithë pranuar dhe transparent për matjen e audiencave. Ndërsa Znj. Stafa u shpjegoi studentëve rolin e Këshillit të ankesave në përgjigjen që u jep reagimit të audiencave për përmbajtjen televizive. Studentët e masterit në Shkencat e Komunikimit shprehën mendimet e tyre në lidhje me temën e workshop-it, si dhe diskutuan me të ftuarit për nevojat e zbatimit të etikës në media si dhe përmirësimin e kushteve të punës së gazetarëve. Një theks i veçantë u vu në mungesën e statistikave të besueshme për matjen e audiencës si dhe nevojën e studimeve mediatike që do t’i vinin në ndihmë AMA-s për të ndërmarrë hapa konkretë në lidhje me rregullimin e tregut mediatik.
  • <
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2022 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri