Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2022-2023
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
      • Zyra e Shёrbimit Psiko-Social dhe Shёndetёsor
    • Sekretaria Mësimore
    • Studentët e Huaj
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”
  • PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS +

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”
  • Java Botërore e Sipërmarrjes
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Zhvillohet përballja finale e Klubit të Debatit

Klubi i Debatit dhe Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar "Bedër" zhvilluan ditën e sotme finalen e përballjeve të debateve. Tema e debatit të kësaj finaleje ishte "Të rrimë apo të ikim nga Shqipëria?" Të idesë për të ikur ishin grupi i studentëve të vitit të parë: Samanta Hysa, Sabina Kurtaj nga programi Marrëdhënie Publike dhe Komunkim Marketingu si dhe Grisel Alla nga programi Shkenca Komunikimi. Ndërsa të idesë për të qëndruar ishin studentet e vitit të dytë Shkenca Komunikimi: Melsena Danglli, Lirije Myftarago dhe Lushe Përgjegji. Debati u moderua nga studentja Jona Kaso, ndërsa argumentat dhe kundërargumentat nga palët ishin të shumta dhe shpesh befasuese. Përpallja u fitua me shumë pak pikë diferencë nga pala pro qëndrimit në Shqipëri. Ndërsa të dyja grupet u vlerësuan në fund të kësaj finale për punën dhe prezantimin e treguar përgjatë çdo faze të treguar deri në finale. Klubi i Debatit në KUB në këtë vit akademik pati 17 grupe pjesëmarrëse dhe studentët trajtuan temat më aktuale nga fusha e medias, politikës, kulturës, teknologjisë dhe shumë aspekte të tjera të jetës. Ky Klub ka qenë që në fillim ndër më aktivët në Kolegjin Universitar "Bedër"  dhe ju ka shërbyer studentëve të thellohen në dije shtesë, të artikujonë mendimet dhe qasjet e tyre, që ndërtojnë një ligjërim më profesional dhe të krijojnë marrëdhëni shoqërore ndër studentë.

Studentët e Drejtësisë në Bedër përfaqësojnë Shqipëri në Hagë

Studentët e Universitetit Bedër përfaqësojnë Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë. Studentët e Drejtësisë të Kolegjit Universitar Bedër përfaqësojnë Shqipërinë për herë të 5-të, në Gjyqin Imitues të organizuar nga Universiteti i Leiden, Holland në partneritet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale "ICC" dhe Shoqata Ndërkombëtare e Avokatisë "IBA". Studentet Anxhela Buzi, Elida Mëhalla, Fioralba Markja, Monika Kanaçi dhe Olivja Belishaku me pedagogun Dr. Nertil Bërdufi përbëjnë ekipin garues në këtë konkurs ndërkombëtar. ICCMCC u përshëndet nga Prof. Carsten Stahn, Universiteti i Leiden; Prof. Michael Scharf nga CWR University, z. Joe Bell nga IBA dhe Gjyqtarja e GJNP Kimberly Prost. Konkursi i simulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare Penale do të zhvillohet në datat 2 - 7 qershor, 2019 në Hagë, Holandë. Ky konkurs mirëpret universitete nga e gjithë bota, për një nivel të lartë të debatit, duke simuluar punimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Konkursi konsiston në një program të ngjeshur arsimor dhe social, prej gjashtë ditësh, duke sjellë së bashku studentë me prejardhje dhe kultura të ndryshme në Hagë, për të sfiduar aftësitë e tyre si avokatë të ardhshëm ndërkombëtarë. Raundi përfundimtar pritet të zhvillohet në një sallë gjyqi aktuale me trup gjykues konkret të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Konkursi përfshin bashkëpunimin me gjyqtarë nga gjykata ndërkombëtare, profesorë të së drejtës ndërkombëtare (penale) dhe profesionistë të tjerë ligjorë. Ky rrjet e bën konkursin një simulim real të seancave që zhvillohen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Çështjet e konkursit i drejtohen çështjeve themelore të së Drejtës Penale Ndërkombëtare si procedurale ashtu dhe substanciale. 70 ekipe nga 55 vende të ndryshme të botës janë regjistruar në edicionin e vitit 2019 në konkursin e simulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Për herë të parë merr pjesë edhe një ekip përfaqësues nga Rusia. Mbështetja e studentëve në aktivitete brenda dhe jashtë vendit dhe aftësimi i tyre për të garuar me kolegët e tyre në gjithë botën, është një nga prioritetet kryesore që ka Universiteti Bedër.

Youth Center Perspektiva, workshop me studentët mbi fotografinë

Klubi i Fotografisë në Bedër në bashkëpunim me Youth Center Perspektiva organizoi një trajnim mbi fotografinë në kuadër të projektit "Hate Fighters in Action". Ky projekt i cili mbështetet nga programi Erasmus +, Ngritja e Kapaciteteve në Fushën e Veprimit Rinor do të organizojë një sërë aktivitetesh për të rinjtë në vendet partnere dhe të programit, ndër to dhe Bedër, me qëllim forcimin e rolit të të rinjve në aktivitetet për paqen dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes duke përdorur metoda kreative. Në këtë workshop u trajnuan 27 studentë, të cilët morën njohuri rreth fotografisë, përdorimit të aparatit dhe imazheve në mbështetje të mesazheve të paqes dhe kundër gjuhës së urrejtjes. Në fund të trajnimit studentët u pajisen me certifikata.

Klubi "Oaze Shprese" ndihma për 40 familje në nevojë

Studentë të klubit "Oaze Shprese", shpërndanë pako ushqimore për 40 familje në nevojë në zonën e Tiranës. Kjo është vetëm një nga nismat e ndërmarra nga ky klub, ku studentët angazhohen për sigurimin e ndihmave dhe mbeshtetjes për familjet në nevojë. KU Bedër falënderon të gjithë donatorët që japin kontributin e tyre në këto nisma studentore.

Përmbyllet me sukses Instituti i Lirisë Fetare dhe Demokracisë

Instituti i Lirisë Fetare dhe Demokracisë përmbylli sot programin 3 ditor të trajnimit me studentë nga 8 univesitete të ndryshme në vend.   Në ditë e saj të tretë, pjesa e parë e programit u zhvillua në formën e panelit të diskutimi ku të ftuar ishin Prof. Dr. Gjergj Sinani, Universiteti i Tiranës i cili foli rreth temës “Liritë, të Drejtat e Njeriut dhe Demokracia”; Dr. Enri Hide, Universiteti Europian i Tiranës me temën e diskutimit “Liria e fesë dhe radikalizmi fetar” dhe Dr. Genti Kruja, Kolegji Universitar Bedër i cili foli mbi historinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri.   Panel i dytë i diskutimit u fokusua tek çështjet juridike mbi lirinë fetare dhe demokracinë. Të ftuar ishin Renata Tokrri, Universiteti i Durrësit Aleksander Moisiu e cila foli mbi temën “Qasja dualiste ndaj lirisë së besimit në shoqëritë demokratike” dhe Msc. Bledar Uku, Kolegji Universitar Bedër  mbi temën “Të drejtat dhe mbrojtjen e tij në Shoqërinë Demokratike”.   Programi vazhdoi më tej me punën në grup dhe prezantimin e projekteve nga studentët pjesëmarrës, mbi marrëdhënien shtet-fe në vendet si SHBA, Francë dhe Austri, dialogu ndërfetar ne Shqiperi, si dhe mbi lirinë e besimit dhe të shprehjes.   30 studentët pjesëmarrës në këtë program u vlerësuan me çertifikata si pjesëmarrës në Institutin e Lirisë Fetare dhe Demokracisë, i organizuar nga Kolegji Universitar Bedër dhe Fondacioni H. Ali Korça, me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikanë në Tiranë.  

Dita e dytë e Institutit të Lirisë Fetare dhe Demokracisë

Instituti për Liri Fetare dhe Demokraci, vazhdoi sot punimet në ditën e dytë të saj, me trajnime, diskutime dhe vizita në institucione dhe objektet e kulteve.   Programi i ditës së sotme u hap me panelin e disutimit, mbi temën: "Feja, Liritë dhe Demokracia", në të cilën të ftuar ishin Dr. Geore Gaitanos përgjegjës i Departamentit të Teologjisë sociale, K.U. Logos; Don Arjan Dodaj Vikari i Përgjithshëm i Dioqezës Tiranë-Durrës dhe Dr. Atakan Derelioglu lektor në Departamentin e Shkencave Islame, K.U. Bedër.    Dr. Geore Gaitanos foli rreth perspektivës së Kishës Ortodokse në Lirinë Fetare dhe Demokracinë, dhe mbi rëndësinë e dinjitetit njerëzor me anë të së cilës njeriu mban përgjegjësi morale e ligjore.    "Burimi i fesë është ndërgjegjja."- tha z. Arjan Dodaj, në fjalën e tij mbi perspektivën e Kishës Katolike mbi Lirinë Fetare dhe Demokracinë. Ai vuri theksin se çdo njeri është i aftë nga natyra që ta njohë besimin.   Ndërsa Dr. Atakan Derelioglu në temën e tij mbi perspektivën e Islamit mbi Lirinë Fetare dhe Demokracinë u shpreh se shumëllojshmëria kulturore është po aq e nevojshme sa shumëllojshmëria njerëzore në natyrë. "Kurani e pranon diversitetin si dicka të nevojshme dhe na këshillon të sillemi mirë me të tjerët dhe të tregojmë respekt ndaj tyre." - tha z. Derelioglu.   Programi vazhdoi më tej me vizitën e studentëve në Qendrën për Luftën Kundër Dhunës dhe Ekstremizmit, në Katedralen Katolike dhe në Dioqezën ortodokse Durrës-Tiranë.

Nis programi treditor i Institutit për Liri Fetare dhe Demokraci

Instituti për Liri Fetare dhe Demokraci, i organizuar nga Kolegji Universitar Bedër dhe Fondacioni H. Ali Korça, me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikanë në Tiranë, çeli sot punimet e programit treditor, ku pjesëmarrës janë studentë nga universitete të ndryshme të vendit. Në ceremoninë e hapjes, e cila u mbajt në ambientet e KU Bedër, merrnin pjesë personalitete nga fusha të ndryshme, të cilët e vlerësuan domosdoshmërinë e nismave të tilla, ku fokusi vendoset tek të rinjtë. Në fjalën e hapjes, Rektori i KU Bedër, Prof. Dr. Gjana, falënderoi të pranishmit që iu përgjigjen ftesës, si dhe vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit për nisma të tilla.  Prof. Gjana theksoi se harmonia fetare në Shqipëri është një lehtësim për të gjitha plagët me të cilat përballet ende sot shoqëria jonë. Ai theksoi faktin se Shqipëria i ka zgjidhur me kohë çështjet që lidhen me dialogun dhe lirinë fetare, duke u bërë një shembull edhe për vendet e tjera të Europës dhe më gjerë. Zv/Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Prof. Vasilika Hysi, i bëri apel të rinjve të pranishëm, se janë ata që mund të kontribuojnë më shumë për t’i thënë jo gjuhës së urrejtjes, duke promovuar modelet më të mira. “Edukimi është rruga më e mirë për t’i thënë jo fenomeneve që nxisin urrejtjen dhe luftën”, theksoi znj. Hysi, duke premtuar se Kuvendi i Shqipërisë do të punojë më fort për të hartuar ligje më të mira dhe të parashikojë buxhete të mjaftueshme për një arsimim të mirë. Ajo i ftoi të rinjtë e pranishëm në Institutin për Liri Fetare dhe Demokraci në një seancë dëgjimore në Kuvend, për të promovuar modelet më të mira të harmonisë dhe dialogut ndërfetar. Presidenti i Fondacionit “H. Ali Korça”, Skënder Bruçaj, në fjalën e tij u fokusua tek e drejta e lirisë së besimit dhe ushtrimit të tij. “Sipas fesë Islame, Zoti na ka lënë të lirë të zgjedhim besimin, duke u bazuar tek ndërgjegjja”, theksoi z. Bruçaj, duke shtuar se në fe nuk ka detyrim për përzgjedhjen e besimit. Zyrtari për të Drejtat e Njeriut në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Ian Crawford, u kujtoi të pranishmëve se për pesëqind vjet, shqiptarët, myslimanë dhe krishterë, kanë bashkëjetuar në harmoni. “Nuk ka qenë thjesht tolerim ndaj njëri-tjetrit; ju e keni dashur dhe respektuar njëri-tjetrin. Për një gjysmë mijëvjeçari, ju keni qenë shembull për marrëdhëniet ndërfetare jo vetëm në rajon, por edhe në botë”, tha z. Crawford. Zv/ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, hodhi idenë e bashkëpunimit mes studentëve të teologjisë, për të kontribuar në rritjen e rolit të familjes. “Ne si shqiptarë gjërat që kemi duhet t’i çmojmë. Aty ku është e nevojshme duhet të ndërhyjmë edhe për përmirësime”, vuri theksin z. Gogu, duke shtuar se e drejta e besimit është e patjetërsueshme dhe njeriu lind me të. Punimet vazhduan më tej me kumtesat e të ftuarve të tjerë. Para studentëve referuan Znj. Loreta Aliko, Kryetare e Komitetit të Kulteve; z. Agron Sojati, drejtor i Qendrës për Luftën Kundër Dhunës dhe Ekstremizmit; z. Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm. Instituti për Liri Fetare dhe Demokraci do të vazhdojë punimet edhe për dy ditët në vazhdim, ku krahas diskutimeve dhe trajnimeve me studiues të njohur të fushës, janë parashikuar edhe aktivitete për njohjen e vlerave të harmonisë fetare në Shqipëri, si dhe vizita nëpër objektet e kulteve në Tiranë.

Prezantohet në Beder, revista Pasqyra e t'rrëfyemit

Departamenti i Shkencave të Komunikimit, zhvilloi takimin me studiuesin, botuesin dhe shkrimtarin Behar Gjoka.    Takimi u bë në kuadër të prezantimit të revistës kulturologjike “Pasqyra e t’rrëfyemit” e cila botohet nga Qendra e Studimeve Letrare “Pjetër Budi”.   Z. Gjoka prezantoi numrin e radhës së revistës, e cila i është kushtuar tërësisht poetit lirik, Frederik Rreshpja. Ky numër reviste përmbledh punimet e Konferencës kushtuar Rreshpes, organizaur nga Qendara e Studimeve Letrare “Pjetër Budi”.    Diskutimet u përqëndruan në rolin që ka lexuesi për të rrokur dhe ndërtuar kuptimin në raport me tekstin; letërsinë si shenjë, art apo mjet komunikimi; kritikën dhe rolin që ka ajo në zhvillimin e letërsisë.   Z.Gjoka theksoi rolin që ka kritika në zbulimin e shkrimtarëve të rinj, orientinmet në lexime si edhe për zhvillimin e kulturës në tërësi.  Më tej ai u ndal në gjendjen aktuale të shtypit kulturologjik në vendin tonë, duke trajtuar problematikat dhe mundësitë.   Më pas diskutimet vazhduan mes studentëve dhe z. Gjoka, mbi pritjet e letërsisë Shqipe dhe mbi rëndësinë e leximit, si edhe për rolin që luan gazetari i kulturës në orientimin e audiencës.
  • <
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2023 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri