Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2022-2023
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
      • Zyra e Shёrbimit Psiko-Social dhe Shёndetёsor
    • Sekretaria Mësimore
    • Studentët e Huaj
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”
  • PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS +

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”
  • Java Botërore e Sipërmarrjes
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

KU Bedër nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi me organizatën Leadership Development Association Balkan

Kolegji Universitar Bedër nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me Organizatën Leadership Development Association Balkan.   Nëpërmjet këtij bashkëpunimi studentët e Kolegjit Universitar Bedër kanë mundësi të marrin pjesë në aktivitetet e shumta të organizuara në Shqipëri dhe Ballkan si dhe në projekte të ndryshme ku kjo organizatë do të aplikojë.   LDA Balkan është një Organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e drejtuar nga profesionistë të rinj, e fokusuar në lidership, demokraci, qeverisje të mirë, sipërmarrje, teknologji dhe inovacion, rritje profesionale dhe shumë fusha të menaxhimit.    Kjo marrëveshje u inagurua me pjesëmarrjen e studentëve në Konferencën LEAPin Albania 2022 ku Bedër ishte një nga partnerët pjesëmarrës.

Leksion i hapur për studentët e masterit me temë “Përdorimi i teknologjisë në kryerjen e kërkimit”.

Në kuadër të vizitës së Prof. Dr. Woei Hung nga University of North Dakota, SHBA, u zhvillua leksioni i fundit i hapur për studentët e masterit me temë “Përdorimi i teknologjisë në kryerjen e kërkimit”. Gjatë këtij leksioni Dr. Hung shpjegoi se si ne mund ta filtrojmë informacionin duke përdorur programe softwerike si Gjuha R e cila shërben për llogaritje statistikore dhe grafike. Ky leksion shërbeu për studentët për të kuptuar përdorimin e këtyre softuereve dhe “data-mining” për gjenerimin e informacionit, shmangien e informacionit që nuk nevojitet dhe për rritjen e efiçencës gjatë kërkimit shkencor.

Tryezë e rrumbullakët me studentët e Departamentit të Drejtësisë dhe eksperten gjinore, Dr. Eriada Çela,

Në kuadër të programit Erasmus+ Jean Monnet Qendrës së Ekselencës të BE-së në Evropianizimin e Politikave Publike në Shqipëri (ERASMUS-JMO-2021-HEI-TCH-RSCH), Lëvizja Europiane e Shqipërisë organizoi një tryezë të rrumbullakët me studentët e Departamentit të Drejtësisë pranë Kolegjin Universiteti Bedër me temë:"Impakti i Procesit të Integrimit Europian në Shqipëri: rasti i lëvizjes së lirë të avokatëve dhe promovimi i të Drejtave të Grave".   Nën moderimin e Përgjegjësit të Departamentit të Drejtësisë, PhD. Gentjan Skara në këtë tryezë të rrumbullakët si folësit kryesorë ishin Dr. Eriada Çela, Eksperte Gjinore, Lëvizja Europiane e Shqipërisë (EMA), Dr. Ada Güven, pedagoge në Departamentin e Drejtësisë dhe Prof. Assoc. Denard Veshi,  pedagog në Departamentin e Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër.    Gjatë diskutimit, folësit shpjeguan rolin dhe rëndësinë që BE i kushton promovimit të të drejtave të grave dhe qarkullimin e lirë të avokatëve. Ata theksuan se promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri në kuadër të Procesit të Integrimit Europian është i domosdoshëm në çdo fushë. Gjithashtu u diskutua për lëvizjen e lirë të avokatëve dhe lirinë kontraktuale të avokatit për vendosjen e tarifës së pagesës së shërbimit të tij.

Seminar i hapur për stafin me temë "Trajnim në Konceptim dhe Shkrim Projekti" nga z. Enton Dimni

Zyra e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve zhvilloi një seminar të hapur për stafin me tematikë: "Trajnim në Konceptim dhe Shkrim Projekti", me të ftuar z. Enton Dimni, ekspert në implementim, vlerësim, dhe monitorim projektesh.   Z. Dimni shpjegoi me detaje se si të shkruajmë një projekt, terminologjinë, buxhetin, konceptet kryesore dhe hapat që duhen ndjekur mbi shkrimin e projekt propozimeve.   Z. Dimni theksoi se duhet të jemi të qartë për qëllimin e projektit, çfarë synojmë të arrijmë nga ai, si do ta realizojmë, si do të ndahen detyrat, ku do të bëhet, sa do të zgjasë dhe sa do të kushtojë. Gjatë seminarit pati shembuj konkret mbi projekte dhe u ndanë eksperienca nga pjesëmarrjet në projekte të ndryshme.

Takim informues për studentët e KU Bedër me përfaqësues nga Deloitte Albania

Spartak Alibali dhe Antonia Gogu, përfaqësues nga kompania Deloitte organizuan sot një takim informues me studentët e Kolegjit Universitar Bedër. Deloitte është një kompani ndërkombëtare rekrutimi, auditimi dhe konsulimi e cila u operon në 157 vende të botës. Që nga viti 1996, kjo kompani operon edhe në Shqipëri, me një numër prej 500 punonjesish nga të cilët, 80%, janë të sapodiplomuar.  Zoti Alibali u ndal në mundësitë e shumta të internshipeve që Deloitte ofron për studentët, duke i konsideruar ato mundësi përfitimi të dyanshme si për vetë studentët, duke i mundësuar atyre të shohin nëse u pëlqen ky ambient pune dhe nag ana tjetër, ashtu edhe për kompaninë, e cila shikon nëse ka individë të përshtatshëm për t’u punësuar. “Ne besojmë shumë në zhvillimin personal dhe profesional të punonjësve si dhe vlerësojmë potencialin, dëshirën dhe kuriozitetin e secilit individ”- u shpreh z. Alibali në mbyllje të takimit.

Leksion i hapur me temë “Përcaktimi dhe kuptimi i mësimdhënies cilësore nga PhD Candidate, Julia Cowan

PhD Candidate Julie Cowan nga Universiteti i New Castle zhvilloi një leksion të hapur me studentët e masterit profesional të departamentit të edukimit dhe gjuhës angleze me teme: “Përcaktimi dhe kuptimi i mësimdhënies cilësore”.  Znj. Cowan u ndal në disa pika kyçe të mësimdhënies, integrimin e njohurive dhe të marrëdhenies me studetët. Ajo theksoi se informacionet për temat përkatëse duhet të përzgjidhen me shumë kujdes duke marrë parasysh kohën, ndryshimin e kulturave dhe përceptimeve.  Gjithashtu shtoi se duhen përdorur një sërë strategjish mësimore për të inkurajuar zhvillimin e mendimit kritik të studentëve, zgjidhjen e problemeve dhe rritjen e performancës së tyre.

Të rinjtë & sporti, një binom vitaliteti

Studentët e KUB dinë të shfrytëzojnë çdo kohë  për të marrë energji të reja dhe për të qenë më në formë fizikisht. Skuadrat organizuan disa ndeshje volejbolli, duke dhuruar emocione dhe adrenalinë për të gjithë të pranishmit. Gara përfundoi me fitoren e skuadrës së “Skëndërbenjve”, të cilët Dekanati i Studentëve i vlerësoi me certifikata.

Seminar me temë “Softwaret Kompjuterikë ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”

Ditën e sotme u zhvillua seminari i radhës nga Prof. Dr. Woei Hung nga Universiteti i North Dakota, SHBA me temë “Softwaret Kompjuterik ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”. Profesori shpjegoj se si shërbejnë aplikacionet kompjuterike si një mjet për rritjen e efikasitetit të mësimdhënies duke kursyer kohën e shpërndarjes së detyrave, leksioneve apo testeve të ndryshme nëpërmjet LMS-ve (sistemeve të menaxhimit të mësimdhënies). “Një tjetër mjet i dobishëm për mbarëvajtjen e mësimit është edhe ‘Gamification’. Ky mjet synon përfshirjen e lojërave të ndryshme të ndërthurura me orën e mësimit për ti mbajtur studentët të fokusuar dhe për ta bërë orën më argëtuese. Ai gjithashtu sugjeroi disa nga aplikacionet që ofrojnë lojëra të tilla, ndër to mund të përmendim Kahoot.com, Blooket.com, gamesalad,com etj. Në fund të seminarit ky mjet u testua nga studentët dhe lektorët duke provuar lojëra të ndryshme argëtuese nga aplikacionet e sipërpërmendura.
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2023 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri