LAJME Konferenca Lajme & Aktivite NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit NJOFTIME Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë ALBANIA CODE CAMP 2022 “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” KALENDARI I AKTIVITETEVE EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation” 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond” Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite Lajme & Aktivite Bedër firmos marrëveshjen e bashkëpunimit me Universita Degli Studi di Bari “Aldo Moro” në Itali Kjo marrëveshje vjen në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe konsiston në: 1- Përgatitjen e programeve akademike në nivel post-universitar. 2- Zhvillimin e nismave në fushën e kërkimit shkencor në nivel rajonal e më gjerë. 3- Krijimi i një rrjeti të publikimeve periodike dhe një forumi për diskutime shkencore. 4- Specializime profesionale për stafet akademike. 5- Pjesëmarrja në aktivitete akademike të orgranizuara nga universiteti i Barit etj. International Fair, rikthehet atmosfera multikulturore në Bedër Dekanati i studentëve në bashkëpunim me klubet studentore në Universitetin Bedër, zhvilluan panairin e 3-të ndërkombëtar, duke rikthyer sërish atmosferën multikulturore në ambientet e universitetit. Në 16 stenda u prezantuan flamuj, simbole, personalitete ndërkombëtare, kultura të ndryshme, kuzhina tradicionale të vendeve pjesëmarrëse si dhe tipare karakteristike përfaqësuese për secilin shtet. Ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu, në bashkëbisedim me studentët e Bedër Ambasadori i Norvegjisë për Kosovën dhe Shqipërinë, Z. Jan Braathu ishte i ftuari i rradhës në leksionin e hapur me temë “Western Balkan, Current Problems and road Ahead”. Gjatë leksionit, Z. Braathu u ndal në problemet kryesore me të cilat haset Ballkani Perëndimor në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke trajtuar elementin politik, ekonomik dhe social. Ndër të tjera, ai theksoi mungesën e bashkëpunimit rajonal si një nga pengesat më të mëdha në fushën e zhvillimit të rajonit. Shpallen fituesit e konkursit "Youth Creative English Essay Contest" Universiteti Bedër organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin “Youth Creative English Essay Contest”. Konkurs ky i organizuar për të 2-tën herë në bashkëpunimi me Këshillin Britanik në Shqipëri ku morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të vendit tonë. Në ceremoninë e sotme ishin të pranishëm mësues, organizatorë të konkursit, familjarë të nxënësve pjesëmarrës, përfaqësues të Këshillit Britanik si dhe një numër i konsiderueshëm nxënësish nga shkolla të ndryshme. Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me British Council Rektori i Universitetit Bedër Dr. Ferdinand Gjana dhe drejtoresha kombëtare e British Council Albania, Aida Berxholi firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit institucional gjatë një takimi 2-palësh të zhvilluar në ambjentet e universitetit. Në bazë të kësaj marrëveshjeje Bedër merr përsipër në kapacitetin e Qendrës së Regjistrimit të British Council për IELTS, promovimin, regjistrimin dhe ofrimin e ambienteve për testim dhe mësimdhënie për testet e IETLS si dhe teste dhe shërbime të tjera të ofruara nga British Council Albania. Zhvillon punimet konferenca e 3-të studentore në drejtësi Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Bedër në bashkëpunim me klubin studentor “Bedër Law Academy” zhvilluan konferencën e 3-të studentore me temë “Sfidat e Drejtësisë Shqiptare në Procesin e Integrimit në Bashkimin Europian”. Me pjesëmarrjen e rreth 18 studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve, punimet e realizuara nën udhëheqjen e pedagogëve të departamentit të drejtësisë, trajtonin tema të ndryshme aktuale që përbëjnë sot thelbin e debatit në drejtësinë shqiptare. Fatmir Xhafaj në bashkëbisedim me studentët e Bedër për reformën në drejtësi Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, njëkohësisht kryetar për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj ndau me studentët e Bedër rëndësinë e reformës në këtë fushë. I ftuar në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 3-të studentore në drejtësi të organizuar nga Departamenti i Drejtëisë në bashkëpunim me klubin studentor “Bedër Law Academy”, z. Xhafaj u ndal në ecurinë e deritanishme të punës që ka kryer komisioni i reformës. Gjyqi imitues i studentëve të drejtësisë Klubi studentor “Beder Law Academy” në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë në Universitetin Bedër, zhvilluan për të katërtin vit radhazi Gjyqin Imitues ku studentët e vitit të parë dhe të dytë improvizuan një proces të rregullt gjyqësor. Kazusi i marrë në shqyrtim nga studentët trajtonte një aksident rrugor të ndodhur në rrethrrotullimin e doganës nga ku kishte mbetur i plagosur një kalimtar i rastit. Pas kësaj ai ishte dërguar në spital ku dhe kishte marrë ndihmën e parë. Më pas ai denoncon palën tjetër dhe kërkon dëmshpërblimin përkatës.