LAJME Konferenca Lajme & Aktivite NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit NJOFTIME Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë ALBANIA CODE CAMP 2022 “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” KALENDARI I AKTIVITETEVE EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation” 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond” Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite Lajme & Aktivite IWES 2014, mbledh drejtuesit e 9 universiteteve në një diskutim mbi shërbimin psiko-social në institucionet arsimore Fakulteti i Filologjisë dhe Shkencave të Edukimit, pranë Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), më datë 19.02.2014, organizoi workshopin ndërkombëtar IWES 2014(1st International Workshop in Educational Sciences) me temë "Perspektiva e shërbimit psiko-social në institucionet arsimore në Shqipëri ". Workshop-i përbën edicionin e parë të një serie workshop-esh ndërkombëtare në fushën e shkencave të edukimit, organizim ky i cili do të vijojë me takime të tjera konsultative të këtij lloji në fakultetet e shkencave të edukimit të universiteteve të tjera, në rajon e më gjerë. Mundësi bashkëpunimi me Universitetin e Arteve Rektori i Universitetit Universiteti Hëna e Plotë Bedër priti në një takim rektorin e Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Petrit Malaj. Dy institucinet hedhin kështu hapin e parë drejt një bashkëpunimi të plotë në fusha me interes të përbashkët. Gjatë vizitës, kreu i Universitetit të Arteve shprehu kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite ndërkohë që përgëzoi homologun e tij Gjana për punën e realizuar në krye të “Bedër”. Drejtuesit e “Bedër” vizitë pune në Universitetin "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës Drejtues të Universitetit Universiteti Hëna e Plotë Bedër zhvilluan një vizitë pune në Universitetin "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës. Delgacioni kryhesohej nga rektori i universitetit, Dr. Ferdinand Gjana, ndërsa pjesëe tij ishin Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit Dr. Ahmet Ecirli si dhe Sekratari i përgjithshëm Fatih Bagci. Gjatë vizitës, drejtuesit e Universitetit Hëna e Plotë Bedër u pritën nga rektrori i Universitetit "Eqrem Çabej", Prof.asoc.dr Gëzim Sala dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni. Bedër dhe ACITAD zyrtarizojnë bashkëpunimin mes tyre. Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) zgjeron hartën e bashkëpunimeve me institucione të rëndësishme të tregut. Për të vënë në jetë filozofinë e një universiteti me impakt konkret në zhvillimin e shoqërisë, Bedër e konsideron të rëndësishëm bashkëpunimin me biznesin. Ambasadori i Republikës së Turqisë Hidayet Bayraktar vizitë në Bedër Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar zhvilloi një vizitë në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër). Ai u prit në takim nga rektori i universitetit, Dr. Ferdinand Gjana dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni. Gjatë takimit, Dr. Gjana e njohu ambasadorin turk me misionin e universitetit dhe ecurinë e deritanishme. Programet “ internship”, 120 studentë kryejnë praktikat brenda dhe jashtë vendit Praktikat profesionale, janë një element i rëndësishëm në formimin e një studenti duke i ofruar atij aftësim praktik, krahas dijeve teorike që përfiton në auditorët e universitetit. Duke u nisur nga ky fakt, Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) i ka kushtuar një rëndësi të veçantë ofrimit të mundësive për zhvillimin e praktikave për të gjithë studentët. Zyra e Dekanit të studentëve në bashkëpunim me departamentet përkatëse kanë bërë të mundur që këtë vit 120 studentë të vitit të parë dhe të dytë në 7 programe Bachelor të ndjekin programin “ intership” në kompanji dhe institucione publike brenda dhe jashtë vendit. Programet e shkëmbimit, 3 studentë drejt Universitetit të Helsinkit Të bëhesh pjesë e një eksperience të veçantë, duke studiuar për një semestër në një nga universitetet me emër ne Europë, është një mundësi që çdo studentë në Shqipëri do ta dëshironte. Studentët që studiojnë në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) kanë mundësinë ta realizojnë këtë dëshirë falë mundësive që u krijon ky institucion. Marrëveshjet e nënshkruara nga Universiteti Hëna e Plotë Bedër me një numër të konsiderushëm universitetesh në Europë dhe më gjerë kanë bërë të mundur që studentëve tu ofrohet mundësia e pjesmarrjes në programet e shkëmbimt. Bashkëpunim me pushtetin vendor, firmoset marrëveshja me Bashkinë e Elbasanit Universiteti “Hëna e Plotë” ( Bedër) dhe Bashkia e Elbasanit zyrtarizuan sot bashkëpunimin e ndërsjellë, me firmosjen e një marrëveshje. Ky dokument synon forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të deritanishëm mes dy institucioneve, konkretisht në fushat e shërbimit social, arsimit dhe kulturës.