Vende të lira pune
Kolegji Universitar Bedër shpall konkursin për:
4 (katër) vende të lira për personel akademik me kohë të plotë në Fakultetin e Teknologjisë dhe Biznesit, Departamenti i Shkencave Kompjuterike.
Kriteret për kandidatët:
- Të kenë eksperiencë pune. Preferohet përvoja në mësimdhënie në arsimin e lartë;
- Të kenë kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit për fushën përkatëse;
- Preferohet të kenë gradën PhD;
- Përbëjnë avantazh publikimet në fushën e specialitetit përkatës;
- Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze.
Të interesuarit për pozicionin e mësipërm duhet të aplikojnë duke dërguar CV në [email protected], deri më datë 20.08.2020
Kontakt:
Artemisa Salillari
Përgjegjëse e Zyrës së Burimeve Njerëzore