Klubet Studentore
Klubet studentore, në përputhje me rregullat, mjedisin dhe disiplinën e universitetit, janë qendra kryesore e aktiviteteve studentore jashtëkurrikulare. Ato synojnë zhvillimin e studentёve nё aspektin social, kulturor, intelektual dhe sportiv duke pasuruar jetën studentore. Nëpërmjet shkëmbimit të ideve dhe përvojës mes njëri-tjetrit, studentëve u jepet mundësia e aplikimit të dijeve akademike në botën reale.
Aktivitetet, diskutimet dhe takimet e vazhdueshme të organizuara nga klubet studentore në bashkëpunim me Zyrën e Klubeve Studentore, i japin studentëve mundësinë e zgjerimit të networkut informal dhe formal të tyre ndërkohë që kalojnë kohë të frytshme dhe argëtohen në këto organizime.
Klubet studentore në KU Bedër janë:
• Klubi i Arteve Kreative
• Klubi i Debatit
• Klubi “Mendim, Kulturë dhe Art Islam”
• Klubi “Beder Law Students Association”
• Klubi i Fotografisë
• Klubi i Librit
• Klubi “Oaze Shprese”
• Klubi “Health and Wellness”
• Klubi “Media Literacy”
• Klubi “Self Development”
• Klubi i Sipërmarrjes dhe Inovacionit
• Klubi i Teknologjisë
• Klubi i Sportit
Përgjegjësit e Zyrës
Bora Hasmadhi
E-mail: bhasmadhi@beder.edu.al
Erjola Osmani
E-mail: eosmani@beder.edu.al