Dekanati i Studentëve

Dekanati i Studentёve ёshtё njёsia pёrgjegjёse pёr mbarёvajtjen e marrёdhёnieve të studentёve me institucionin. Dekanati i Studentёve është përgjegjës për përdorimin sa më me efikasitet tё burimeve të institucionit dhe pёr menaxhimin e marrёdhёnieve tё sipёpërmendura nё pёrputhje me parimin “Studenti nё qendёr tё universitetit”. Dekani i Studentёve, i cili ёshtё titullari i njёsisё, kryen detyrat nё bashkёpunim me rektorin ose zëvendësrektorin.

Kjo njёsi i kushton rëndësi të veçantë kujdesit ndaj studentëve, duke pasur si mision kryesor orientimin, këshillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të studentëve me anën e zyrave përkatëse.

Mbështetja e Dekanatit tё Studentёve pёr studentёt fillon që nga momenti i aplikimit të studentit dhe vazhdon edhe pas diplomimit, duke ruajtur një marrëdhënie produktive dhe mbështetëse si për studentin, ashtu edhe për institucionin. Gjithashtu, Dekanati i Studentёve organizon dhe mbështet studentët në praktikat profesionale, aktivitete sociale, projekte të ndryshme si dhe në gjetjen e mundësive të ndryshme të punësimit.

Dekani

Surja Shehi

e-Mail : [email protected]

e-Mail : [email protected]

 

 

Zv-Dekani

Lorela Shehu 

e-Mail : [email protected]