Bursat e Studimit

BURSAT E STUDIMIT 2023-2024

Kolegji Universitar Bedër edhe për vitin akadeik 2022-2023 do të ofrojë disa kategori bursash studimi për të gjithë maturantët që do të zgjedhin të vazhdojnë rrugëtimin akademik pranë institucionit tonë.

 

1. BURSA MERITE

Kjo bursë mbulon tarifën e plotë të studimit (0 tarifë studimi) për 50 studentët më të mirë që regjistrohen në vitin e parë të programeve Bachelor dhe bonusin financiar 1000 € për çdo vit akademik, të cilat i jepen në dorë studentit. 

 

2. BURSA EKSELENCE

“Bedër” do të akordojë Bursa Ekselence për maturantët me rezultate të larta, të cilët zgjedhin të regjistrohen në programet e vitit akademik 2023-2024.

Nota mesatare VKM Përqindja e bursës që përfiton
9.5 - 10 80 %
9.0 - 9.49 60 %
8.5 - 8.99 40 %
8.0 - 8.49 20 %

Për rezervimet deri në:

31 Mars ofrohet +20 % bursë.

31 Qershor ofrohet +10 % bursë.

 

3. BURSA TALENTI

Përfitues të këtyre bursave janë maturantët me arritje në:

  • Art
  • Sport
  • Lidership
  • Shkencë
  • Olimpiada

 

4. BURSA SOCIALE

“Bedër” mundëson programin e Bursave Sociale. Deri në 100% bursë për studentët:

  • Me status jetimi;
  • Pa kujdestari prindërore;
  • Me pamundësi ekonomike;
  • Fëmijë I punonjësve të rënë në detyrë;
  • Me status invalidi, paraplegjiku, tetraplegjiku, etj.

 

5. POSIP

“Bedër” në bashkëpunim me kompanitë më prestigjioze mundësojnë Programin e Studimeve të Integruara me Praktikën (POSIP).

Aplikantët që përzgjedhin të studiojnë tek ne, nëpërmjet POSIP mund të përfitojnë:

  • Praktikë pune të paguar;
  • Bursë studimi;
  • Garanci punësimi në profesion.