Job Vacancies

Kolegji Universitar "Bedër" në kuadër të synimit për punësimin e individëve të kualifikuar dhe  rritjes së cilësisë së mësimdhënies, shpall konkursin për:
 
Vende të lirë pune për personel akademik me kohë të pjesshme, në Fakultetin e Teknologjisë dhe Biznesit, pranë Departamentit të Shkencave Kompjuterike.
 
Kriteret:
1. Të ketë përfunduar minimalisht ciklin e dytë të studimeve (Master i Shkencave) në profilet e Shkencave Kompjuterike, TIK, Informatikë, ose profile të afërta me to;
2. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në një nga fushat e përfshira nga shkencat kompjuterike dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit;
3. Të demostrojë profesionalizëm në mësimdhënie, menaxhimin e projekteve si dhe në këshillimin dhe udhëheqjen e studentëve;
4. Të ketë njohuri të dëshmuara mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor, gjithashtu të ketë eksperiencë në kërkimin shkencor dhe projekte;
5. Të ketë njohuri të dëshmuara të gjuhës angleze.
 
Të interesuarit për pozicionin e mësipërm duhet të aplikojnë te hr@beder.edu.al deri më datë 20.02.2023, duke dërguar: 
1. CV të përditësuar;
2. Kopje të skanuar të kualifikimit të fundit;
3. Letër interesi.
 
Kontakt: 
Artemisa Salillari
Përgjegjëse e Zyrës së Burimeve Njerëzore
e-Mail: hr@beder.edu.al