Rektori

Prof. Dr. Ferdinand Gjana është Rektor i Kolegjit Universitar "Bedër"  dhe njëkohësisht rektori themelues i tij.

Prof. Gjana ka përfunduar studimet universitare në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Bogazici në Stamboll.

Më pas, ai ndoqi studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Qendrën për Studime Diplomatike dhe Strategji (CEDS) pranë Shkollës së Studimeve të Larta Ndërkombëtare dhe Politike (HEIP), në Paris.

Në vitin 2009, Prof. Gjana përfundoi studimet e doktoraturës në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe diplomaci pranë Qendrës për Studime Diplomatike dhe Strategji (CEDS) në Paris, me vlerësimin ''Magna Cum Laude'' dhe në vitin 2015 merr titullin akademik “Profesor”.

Ai ka marrë pjesë në shumë programe ndërkombëtare, si në Universitetin e Harvardit, Universitetin Northern Iowa, SHBA. Këshillin e Europës, Komisionin Europian dhe Bashkimin Europian.

Prof. Gjana ka realizuar studime të ndryshme shkencore në fushën e marrëdhënieve dhe sigurisë ndërkombëtare, në organizatat ndërkombëtare dhe politikave në Ballkan.

z.Gjana ka një eksperiencë pune në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe administrim të institucioneve arsimore të arsimit të lartë, si brenda dhe jashtë vendit.

Postin e rektorit të Kolegjit Universitar "Bedër", z. Ferdinand Gjana e mban që nga viti 2011.