Departamenti i Shkencave Islame

Rreth Departamentit

Programi i studimeve në Shkencat Islame parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në fushën e teologjisë islame.

Ky program është projektuar t'u ofrojë një horizont intelektual studentëve duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektive në fushën e shkencave islame.

Qëllimi i tij është formimi i një individi që përmbledh në vetvete cilësitë dhe aftësitë e leximit dhe perceptimit të burimeve themelore të shkencave islame, qe ndjek nga afër nevojat dhe ecurinë e informacionit në këtë fushë, kërkues, aktiv, bashkëveprues, që arrin kompromise, i kulturuar, zotërues i cilësive etike dhe estetike, i integruar në shoqëri, që ka asimiluar vlerat universale dhe që zotëron siç duhet profesionin e tij.

Departamenti synon përfitimin e aftësive dhe kompetencave të leximit nga burimet bazë të shkencave islame dhe vlerësimit të këtyre dijeve, përfitimin e njohurive të mjaftueshme në lidhje me shkencat sociale dhe fetare dhe ndërlidhja e tyre me fushën e studimit, shprehjen e asaj që është mësuar në mënyre sistematike me gojë dhe me shkrim, zgjidhjen e problemeve në lidhje me fushën dhe komunikimin e këtyre zgjidhjeve në komunitet si dhe realizimin e praktikave profesionale.

Anëtarët e këshillit të Departamentit 

Nr. Titulli/ grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Prof. Dr. Ayhan Tekineş [email protected]
2 Dr. Genti  Kruja [email protected]
3 Dr.  Mohamed Fatahallah Elmitwalli [email protected]
4 Dr. Atakan Derelioğlu [email protected]
5 Dr.  Adil Kutlu [email protected]
6 Msc.  Veton  Tulla   [email protected]
7 Msc. Muhammer Durak [email protected]
8 Msc.  Dorian  Demetja [email protected]
9 Msc.   Hekuran Uzuni  [email protected]
10 Msc.  Hysni  Skura [email protected]