Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke

 
 
Përgjegjës i departamentit
 
Dr. Adem Balaban [email protected]
 
Website i departamentit
 
http://tde.beder.edu.al

 

Rreth

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke është pjesë përbërëse e Fakultetit të Filologjisë dhe Shkencave të Edukimit. Departamenti në bazë të ligjin "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe kritereve të Kartës së Bolonjës ofron programin e studimit të ciklit të parë: Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Turke. Departamenti gjithashtu ofron programin e ciklit të dytë: Master Profesional, Mësuesi në Gjuhën Turke, Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Turke. Programet e studimit ofrohen në gjuhën turke, ndonëse studentët mund të zgjedhin lëndë në gjuhën shqipe dhe angleze. Në këtë fushë studiohen periudhat e zhvillimit historik të gjuhës dhe letërsisë turke, zhvillimet politike, sociale, fetare dhe kulturore.

Departamenti, si pjesë e aktiviteteve ekstrakurrikulare, ofron kurse të gjuhës turke. Këto kurse zhvillojnë periudha të ndryshme të turqishtes, si: Turqishtja e Turqisë, turqishtja e periudhës  osmane, turqishtja e vjetër e Anadollit, turqishtja e mesme dhe turqishtja e vjetër.

Misioni
Misioni i departamentit është përgatitja e studentëve me teori gjuhësore-metodologjike dhe zbatimin e kësaj teorie në mësimin praktik. Studentët kanë të drejtën e zgjedhjes së një gjuhe të dytë, në përputhje me nevojat e mësimdhënies. Ky program ndihmon studentët që nuk i përkasin kombësisë turke, në përftimin e një theksi të posaçëm mbi leximin dhe shkrimin akademik, tipik të gjuhës turke. Kërkimet shkencore përsosen përmes hulumtimeve akademike (cilësore dhe sasiore) dhe hulumtimeve bashkëkohore.

Vizioni
Vizioni i Departamentit të Turqishtes është të përgatisë kuadro të kualifikuar dhe të kulturuar në fushën e gjuhës dhe letërsisë turke. Individët përgatiten në turkologji dhe letërsi turke. Në këtë mënyrë studentët përsosin gjykimin vlerësues mbi të vjetrën dhe të renë. Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke synon mësimin e koncepteve themelore të gjuhës dhe kërkimeve shkencore. Programi i arsimit ndihmon për mësimin e gjuhës dhe letërsisë, si edhe synon përvetësimin e njohurive të përgjithshme. Qëllimi i departamentit është që studentët të mësojnë të paktën një nga këto gjuhë të huaja, si: arabisht, shqip, anglisht.

Anëtarët e Këshillit të Departamentit:

Nr. Titulli/ grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Msc. Kasim  Ilhan kilhan@beder.edu.al
2 Dr. Adem Balaban [email protected]
3 Dr. Gülay  Yurt [email protected]
4 Msc. Hüseyin  Yilmaz [email protected]
5 MsC. Hakan  Kaçar [email protected]
6 MsC. Ümit  Gulseven [email protected]