Këshilli Administrativ

Këshilli i Administrimit të Kolegjit Universitar "Bedër"
 
Këshilli i Administrimit të Kolegjit Universitar "Bedër" është organ kolegjial vendimmarrës, që përbëhet nga rektori, zëvendësrektorët, dekanët e fakulteteve, dekani i studentëve, përgjegjësit e departamenteve dhe drejtorët e qendrave kërkimore dhe zhvillimore për një periudhë katërvjeçare, të cilët përfaqësojnë njësitë dhe fushat e ndryshme universitare.
 
Këshilli i Administrimit të Kolegjit Universitar "Bedër" kryesohet nga rektori. Kancelari mban detyrën e raportuesit pranë Këshillit të Administrimit të "Bedër".
 
Këshilli i Administrimit të Kolegjit Universitar "Bedër" zhvillon mbledhjet në mënyrë periodike  dhe me kërkesë të rektorit edhe të jashtëzakonshme.
 
 Funksionet kryesore të Këshillit  të Administrimit të Kolegjit Universitar "Bedër" janë:
 
1. Harton planin disavjeçar të zhvillimit të institucionit, si dhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në Senat;
2. Harton programin vjetor të veprimtarive administrative, si dhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në Senat;
3. Përcakton përparësitë mes kërkesave konkurruese për financime ndërmjet njësive kryesore të Kolegjit Universitar "Bedër";
4. Harton, në bashkëpunim me kancelarin, projektbuxhetin dhe e paraqet atë për miratim në Këshillin e Lartë;
5. Harton planin për investime dhe kontratat dhe i paraqet ato për miratim në Këshillin e Lartë;
6. Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Senati dhe Këshilli i Lartë;
7. Monitoron dhe publikon rezultatet e vlerësimit të veprimtarive të Kolegjit Universitar "Bedër";
8. Propozon strukturën e përgjithshme dhe numrin e personelit të Kolegjit Universitar "Bedër", për të gjitha nivelet dhe ia paraqet për miratim Këshillit të Lartë;
9. Përgatit projektrregulloren e tij të punës, që miratohet nga Këshilli i Lartë;
10. Merr vendime në lidhje me pranimin, transferimin dhe largimin e studentëve nga Kolegji Universitar "Bedër";
11. Vendos në lidhje me ankimimet e paraqitura ndaj vendimeve të këshillave administrative të fakulteteve. 
 

Anëtarët e Këshilli të Administrimit 

Nr Emri Mbiemri Pozicioni
1 Prof. Dr. Ferdinand Gjana Kryetar
2 Prof. Dr. Ayhan Tekineş Anëtar
3 Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi Anëtar
4 Prof.Asoc.Dr. Tidita Abdurrahmani Anëtar
5 Dr. Adem Balaban Anëtar
6 Dr. Atakan Derelioğlu Anëtar
7 Dr. Ramadan  Çipuri Anëtar
8 Dr. Ferdinand  Xhaferaj Anëtar
9 Dr. Isa  Erbaş Anëtar