Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Studentor
Studentët e Universitetit Hëna e Plotë (Bedër), zgjodhën anëtarët e rinj të Këshillit studentor. Nëpërmjet një procesi zgjedhor të zhvilluar më datë 4 mars 2013, 2 studentë nga 6 departamente të ndryshme dolën fitues duke fituar të drejtën të përfaqësojnë shokët e tyre. Në procesin e votimit morën pjesë më shumë se 85% e studentëve. Ndërkohë votimi u zhvillua në përputhje me parimin e votës së fshehtë. Këshilli Studentor promovon pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e ideve dhe opinioneve të tyre në organet drejtuese të Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër), në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve
Anëtarët e rinj të Këshillit Studentor:
Drejtësi I – MANDRIT KAMOLLI
Drejtësi II – EMILTON ASLLANAJ
Shkenca Islame I – FATIH BAMJA
Shkenca Islame II – MUHAMED BILLA
Shkenca Komunikimi I – EJUP LILA
Shkenca Komunikimi II – ARIGLON PALI
Psikologji Këshillimi I – MEGI DANAJ
Gjuhë dhe Litërsi Angleze I – IRENA SEDJA
Gjuhë dhe Litërsi Angleze II – MEHMET ZAKIR BASBOGA
Gjuhë dhe Litërsi Turke I – XHEVDET FATIH
Gjuhë dhe Litërsi Turke II – AYTAC GULER
Arsim Parashkollor dhe Fillor - XHENSILA KABILO