Islami dhe Paqja Globale
Universiteti Hëna e Plotë Bedër është partner në organizimin e konferencës ndërkombëtare me temë: “Islami dhe Paqja Globale”, konferencë kjo e organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së dhe Delegacionin e BE-së në Tiranë.
Punimet e konferencës do të zhvillohen në datë 20 Mars 2015, ora 10:00 në ambjentet e Tirana International Hotel.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë një sër figurash publike që përfaqësojnë institucione kombëtare e ndërkombëtare, përmendim këtu: Z. Skender Bruçaj, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Mr. Donald LU, Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Mrs. Romana Vlahutin, Presidenti i Shqipërisë Z. Bujar Nishani.
I ftuar special dhe folës kryesor i konferencës do të jetë Prof. Dr. John ESPOSITO.
Më pas konferenca do te zhvillohet në disa seanca ku do të referojnë punimet e tyre një sër personalitetesh nga vende të shumta botës si Italia, Arabia Saudite, Turqia, shtetet fqinje të ballkanit etj.