Procesi i Akreditimit

Procesi i akreditimit për universitetet në Shqipëri

Procesi i akreditimit është një proces, nëpërmjet të cilit një organ qeveritar, joqeveritar ose privat vlerëson cilësinë e një institucioni të arsimit të lartë në tërësi ose të një programi të veçantë studimi, në mënyrë që të njohë zyrtarisht plotësimin minimal të standarteve të cilësisë. Rezultati i këtij procesi zakonisht është dhënia e një statusi (një vendim po, jo ose me kusht) të njohjes ose dhënia e licencës për të ushtruar aktivitet brenda një afati kohor. Në Shqipëri organi që merret me procesin e akreditimit është Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, e ngritur me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 303, datë 1.7.1999, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13 të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999 "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë". Në këtë kuadër APAAL merret me sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë që është një garanci për zhvillimin e një shteti demokratik, zhvillimin e ekonomisë, në përafrimin e standarteve të arsimit të lartë si rrjedhojë e aspiratave për në BE dhe zhvillimet dinake në arsimin e lartë.

Procesi i akreditimit të Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (BEDËR)

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) përfundon procesin e akreditimit. Pas një pune të gjatë, të nisur rreth një vit më parë, me firmosjen e urdhrit nr.223. datë 4.6.2013 nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në përputhje me vendimin nr.469, datë 3.5.2013 të Këshillit të Akreditimit, universiteti ka marrë akreditimin institucional dhe të 15 programeve të studimit në nivelin bachelor dhe master.
 
Procesi nisi me ngritjen e grupit të vetëvlerësimit të brendshëm, i cili udhëhoqi të gjithë procesin e akreditimit. Pas përgatitjes dhe dorëzimit të raporteve të vetëvlerësimit institucional dhe raporteve për çdo program studimi, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë ngriti grupin e ekspertëve të jashtëm. Ekspertët e jashtëm vlerësuan informacionin e paraqitur nga raportet e vlerësimit të brendshëm dhe më pas i dorëzuan APAAL-it konkluzionet e tyre, në lidhje me përmbushjen e standardeve të kërkuara për procesin e akreditimit. Më pas Këshilli i Akreditimit pranë agjencisë mori vendimin për akreditimin institucional dhe të 15 programeve të studimit që ofrohen në universitet.
 
 
 

Grupi i Vetëvlerësimit të Brendshëm për Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” BEDËR përbëhet:  

1 Dr.Bayram Karcı  kryetar
2 Doktorant. Ramadan Çipuri nënkryetar
3 Prof. Asoc.Dr. Rahim Ombashi anëtar
4 Doktorant. Atakan Derelioğlu anëtar
5 Doktorant. Albi Koçibelli anëtar
6 MA. Fatbardha Shima anëtare
7 MA.Gentian Skara anëtar
8 MA.Klodian Shaqiri anëtar
9 Jola Llozhi përfaqësuese e studentëve

Ndërsa për vlerësimin e programeve të studimit janë ngritur grupet në nivel departamenti, si më poshtë:

Grupi i vetëvlerësimit për programet Bachelor dhe M.Sc. në shkenca islame: 

1 Dr. Bayram Karcı kryetar
2 Elton Karaj  anëtar
3 Rudi Dunga anëtar
4 Veton Tulla  anëtar
5 Hasije Uku anëtare

 

Grupi i vetëvlerësimit për programet Bachelor, dhe M. Sc. në drejtësi:

1 Skënder Bruçaj    kryetar
2 Albi Koçibelli       anëtar
3 Ada Güven anëtare
4 Gentian Skara anëtar
5 Xhensila Gjaçi anëtare

 

Grupi i vetëvlerësimit për programet Bachelor dhe M.Sc. në shkencat e komunikimit:

1 Ramadan Çipuri kryetar
2 Prof. asoc. Dr. Rahim Ombashi anëtar
3 Rudi Dunga anëtar
4 Ilda Shytaj  anëtare
5 Jola Llozhi anëtare

 

Grupi i vetëvlerësimit për programet Bachelor dhe M.Sc. në shkencat e edukimit: 

1 Ana Uka kryetare
2 Rudina Güleker anëtar
3 Skënder Bruçaj anëtar
4 Manjola Çollaku anëtar
5 Ebru Önder anëtar

 

Grupi i vetëvlerësimit për programet Bachelor, M. P. dhe M.Sc. në gjuhë dhe letërsi angleze:

1 Rudina Güleker kryetare
2 Enriketa Söğütlü anëtare
3 Arti Omeri anëtar
4 Klodian Shaqiri anëtar

 

Grupi i vetëvlerësimit për programet Bachelor, M. P. dhe M. Sc. në gjuhë dhe letërsi turke:

1 Dr. Adem Balaban kryetar
2 Bünyamin Çağlayan anëtar
3 Sadullah Yılmaz  anëtar
4 Arti Omeri  anëtar
5 Aytaç Güler anëtar