Programet e Studimit

Programet e studimeve në Kolegjin Universitar "Bedër" zhvillohen në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Programet e studimit të ciklit të parë vazhdojnë tre vite akademike, të cilat plotësohen me 180 kredite (ECTS). Këto programe synojnë t’i pajisin studentët me njohuritë bazë mbi metoda dhe parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi specifike në një larmi të gjerë profesionesh e specialitetesh.

Programet e studimit të ciklit të dytë për programin “Master i shkencave” zgjasin dy vite akademike dhe plotësohen me 120 kredite (ECTS); ndërsa programet “Master profesional”, zgjasin një vit e gjysmë vite akademike dhe plotësohen me 90 kredite (ECTS). Këto programe synojnë thellimin e njohurive teorike dhe praktike tё studentёve në fushën e drejtësisë, të gazetarisë, të marrëdhënieve me publikun, të mësuesisë së gjuhës angleze dhe asaj turke dhe të shkencave islame, me studime e trajnime tё avancuara dhe kërkim shkencor në kёto fusha.

 

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE

Departamenti i Drejtësisë

Departamenti i Shkencave të Komunikimit

Departamenti i Shkencave Islame

 

FAKULTETI I FILOLOGJISË DHE EDUKIMIT

 Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze

Departamenti i Shkencave të Edukimit

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke