Sekretaria Mësimore

Sekretaria Mësimore është pjesë integrale e procesit arsimor në Kolegjin Universitar “Bedër”. Misioni i saj është të ofrojë shërbime të ndryshme për të gjithë studentët e regjistruar që vazhdojnë studimet universitare, si dhe për ata që kanë përfunduar studimet ose/dhe janë diplomuar. Kjo zyrë është përgjegjëse për menaxhimin e procesit të regjistrimit të studentëve si dhe merret me rregullimin, monitorimin dhe arkivimin e çdo regjistrimi, informacioni, dokumenti ose transkripti, lidhur me studentët. Ajo siguron përfshirjen e formularëve dhe të dokumenteve në sistemin e menaxhimit të informacionit dhe përditësimin e tyre nëse është e nevojshme. Në bashkëpunim me njësitë e tjera, kontribuon në menaxhimin e marrëdhënieve me studentët përmes sistemit të automatizuar.

Më poshtë mund të gjeni formularët e përdorura nga zyra e Sekretarisë Mësimore në ndihmë të studentëve:

 

 

Specialiste

Linda Dalipi

e-Mail: ldalipi@beder.edu.al

 

 

Kontakt