Rreth Dekanatit të Studentëve

Dekani i studentёve ёshtё pёrgjegjёs pёr mbarёvajtjen e marrёdhёnieve të studentёve me institucionin. Dekani i studentëve është përgjegjës për përdorimin sa më me efikasitet tё burimeve të institucionit dhe pёr menaxhimin e marrёdhёnieve tё sipёpërmendura nё pёrputhje me parimin “Studenti nё qendёr tё universitetit”. Dekani i studentёve i kryen detyrat e tij nё bashkёpunim me rektorin ose zëvendësrektorin.

Zyra e dekanit të studentëve është një nga hallkat më të rëndësishme në funksionimin e universitetit. Kjo zyrë  i kushton rëndësi të veçantë kujdesit ndaj studentëve, duke pasur si mision kryesor orientimin, këshillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të studentëve apo të klubeve studentore.

Dekani i studentëve, së bashku me njësitë e tjera ndihmëse, janë në funksion të nevojave të studentëve.

Mbështetja e Dekanit të studentëve fillon që nga momenti i provimit të pranimit dhe vazhdon edhe pasi studenti të jetë diplomuar, duke ndërtuar kështu një lidhje të ngushtë. Gjithashtu, zyra e dekanit të studentëve organizon dhe mbështet studentët në praktikat e detyrueshme.

Dekani i studentëve

Kasım İlhan

e-Mail : [email protected]

 

 

Zëvendësdekane e studentëve

Akile Akpinar 

e-Mail : [email protected]
e-Mail : [email protected]