Mundësi punësimi

NJOFTIM 

Kolegji Universitar "Bedër", shpall konkursin për 1 vend të ri pune për personel akademik me kohë të plotë, në Fakultetin e Shkencave Humane, Departamenti i Shkencave Islame.

Të interesuarit për  pozicionin e mësipërm duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Një punonjës akademik që plotëson këto kritere:

1.Të kenë mbaruar studimet e larta dhe/ose studimet doktorale në fushën e filozofisë

2.Të ketë 2 vjet përvojë pune në fushën akademike

3.Të kenë kryer punë kërkimore shkencore në një nga drejtimet e fushës së kërkuar

4.Të kenë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor

5.Të kenë pasur detyra drejtuese akademike apo kontribute të njohura në qarqet akademike

6.Të tregohet profesional në pjesëmarrje, përpikmëri në menaxhimin e projekteve si dhe në këshillimin dhe udhëheqjen e studentëve

7.Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze dhe turke

Afati i aplikimit është 5 (pesë) ditë nga publikimi i lajmërimit.