Pranimet në Bachelor

Pranimet në Bachelor

Për të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë studimet në Kolegjin Universitar "Bedër", për të qenë pjesë e një programi studimi në bachelor, duhet të kenë parasysh kriteret e pranimit, mbi  bazën e të cilave vlerësoheni.

1. Mesatarja aritmetike e shkollës së mesme duke përfshirë edhe provimet e maturës, në masën 70%.

2. Intervista nga komisioni i vlerësimit, në masën 30%.

3. Plotësimi i kushtit të mjaftueshmërisë së gjuhës së studimit, për programet në gjuhë të huaj.

Pasi keni marrë përgjigje pozitive nga institucioni, duhet të paraqisni për regjistrim dokumentet e mëposhtme:

Për studentët shqiptarë:

• Diploma origjinale e shkollës së mesme;

• Lista e notave origjinale e shkollës së mesme;

• Fotokopje e pasaportës ose e kartës së identitetit;

• Raport mjekësor;

• 4 fotografi;

• Mandati bankar i pagesës.

Për studentët e huaj:

• Diplomë origjinale, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe;

• Transkript notash origjinal, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe;

• Raport mjekësor, me vulë “Apostile”, i noterizuar dhe i përkthyer në gjuhën shqipe;

• Fotokopje e noterizuar e pasaportës (faqja e parë, e dytë dhe e fundit);

• Fotokopje e noterizuar e lejes së qëndrimit në Shqipëri;

• 4 fotografi;

• Mandati bankar i pagesës.